Zhdukja masive e insekteve, lajm i keq për jetën në Tokë

Dy të pestat e insekteve në botë mund të zhduken gjatë dekadave të ardhshme dhe brenda një shekulli, mund të jemi pjesë e një bote pa asnjë insekt. Duke pasur parasysh rëndësinë e insekteve për jetën e bimëve dhe kafshëve, ky është një parashikim i tmerrshëm.

Paralajmërimi u bë në një përmbledhje globale të zhdukjes së insekteve, në të cilën autorët kërkuan një rishikim të praktikave bujqësore dhe strategji më të mira për pastrimin e ujërave të ndotura.

“Nëse nuk ndryshojmë mënyrën tonë të prodhimit të ushqimit, insektet do të zbresin në nivelin e zhdukjes brenda disa dekadave. Efektet që kjo do të ketë për ekosistemet e planetit janë katastrofike “, shkruajnë hulumtuesit, sipas një raporti të ”The Guardian”.

SHKARKO APP