Kuvendi në ”flakë”, Ambasada Britanike në Tiranë: Të shqetësuar, dialogu konstruktiv thelbësor! Të punojnë së bashku
Për kaosin që ka mbërthyer për disa javësh punimet në Kuvendin e Shqipërisë dhe Komisionet, ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë shpreh shqetësimet. Nisur nga seanca e djeshme ku edhe flakët e zjarrit nuk munguan, në thirrjen e saj ambasada kërkon dialog konstruktiv mes përfaqësuesve të zgjedhur, pasi është thelbësore për të garantuar legjislacionin dhe shërbimet në mënyrë efektive.
Ambasada britanike kërkon që shumica dhe opozita të punojnë së bashku për të garantuar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës dhe të veprojë në interesin e të gjithë qytetarëve.
”Ambasada Britanike në Tiranë shpreh shqetësimin lidhur me zhvillimet më të fundit në Parlamentin e Shqipërisë. Një parlament që funksionon dhe dialogu konstruktiv mes përfaqësuesve të zgjedhur janë thelbësorë për të garantuar legjislacionin dhe shërbimet në mënyrë efektive. U bëjmë thirrje shumicës dhe opozitës të punojnë së bashku për të garantuar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës dhe të veprojë në interesin e të gjithë qytetarëve”,-shkruan ambasada britanike.