1/5 familje shqiptare merr borxh për të jetuar

1/5 familje shqiptare merr borxh për të jetuar, dhe ky realitet është bërtitës. Një pjesë tek të afërmit e të tjerët në banka apo institucionet e mikrokredisë. Janë 24 për qind e familjeve që morën të paktën një hua vitin e shkuar. Shifra ra lehtë në raport me 2023-shin.

Në sondazhin ”Gjendja financiare dhe huamarrja e familjeve në Shqipëri” që Banka Qendrore ka realizuar rezulton se 35% e borxheve janë marrë për konsum. Hierarkia e nevojave që ka shtyrë shqiptarët drejt borxheve pasohet nga blerjet apo riparimet e banesave, zhvillimi i biznesit dhe studimet.

Gati gjysma e huave të marra nga familjet shqiptare vitin e shkuar ishte në institucionet financiare. Pjesa tjetër i kanë marrë borxh paratë te të afërmit. Sipas gjetjeve të Bankës së Shqipërisë, familjet që marrin borxh janë të shpërndarja thuajse në mënyrë të barabartë mes zonave urbane dhe atyre rurale. Pas nuk mbetet as Tirana.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një në tre shqiptare jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo sipas Avokatit të Popullit për shkak të niveli të ulët të ndihmës ekonomike, pagave dhe buxheteve të kufizuara të bashkive për mbrojtjen social.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?