1 milionë euro fitime të padeklaruara, arrestohet administratori i spitalit privat, shpallen në kërkim dy aksionerët

Administratori i një spitali privat në Tiranë, që rezultoi se nuk kishte deklaruar një milionë euro fitime gjatë periudhës 2024-2025, u vu në pranga.

Subjekti u bllokua, ndërkohë që dy bashkaksionerët u shpallën në kërkim.

“Gjatë operacionit ‘Bilanci’, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan administratorin e spitalit, shtetasin E. Z., 62 vjeç, si dhe shpallën në kërkim bashkaksionerët e subjektit, shtetasin turk B. K., 45 vjeç dhe shtetasen shqiptare G. A., 32 vjeçe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë periudhës hetimore disamujore, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, si dhe nga kontrollet në subjekt, u konstatua se nëpërmjet lëshimit të faturave të pafiskalizuara, ishte kryer evazion fiskal me vlerë mbi 1 000 000 euro. Gjithashtu, në spital përdoreshin medikamente të dyshuara të kontrabanduara, të ndaluara për përdorim, nga autoritetet kompetente, si dhe ishin punësuar pa u siguruar, 5 shtetas“, njofton policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?