10 vende ideale ku mund të pushoni pa shpenzuar shumë (Foto)

Ishujt e Kepit të Gjelbër janë një vend që frekuentohen nga shumë turistë, të cilët në stinën e dimrit, gjejnë diellin e nxehtë dhe detin

Kepi i Gjelbër

Një arratisje dimërore drejt një klime më të ngrohtë? Në një renditje speciale të përpiluar nga një motor kërkimi, për të dytin vit radhazi, Kepi i Gjelbër rezulton destinacioni më i përshtatshëm për pushimet dimërore në një klimë të nxehtë.

Penang

Ishulli afrikan me origjinë vullkanike, sipas “Tripadvisor”, i ofron turistëve një çmim rreth 504.5 euro në javë për marrjen me qira të një shtëpie pushimi me dy dhoma gjumi, të barabartë me 18 euro për person në ditë për 4 pushues.

Fuerteventura

Nëse Kepi i Gjelbër nuk është në krye të listës tuaj të dëshirave, mos u shqetësoni: turistët në kërkim të destinacioneve të tjera për t’iu arratisur klimës së dimrit, do të gjejnë shumë vende ideale në botë, ku do t’ia vlejë edhe sa i përket portofolit. Disa nga destinacionet më të bukura të udhëtimit në botë, tashmë kanë një mot të mirë në muajt e parë të vitit.

Granada

Turistët mund të qëndrojnë dy javë në Kepin e Gjelbër me të njëjtin çmim të një jave edhe në Guadalupa. Katër nga 10 destinacioent  më bindëse gjenden në Spanjë dhe përfshijnë lokalitete si Fuerteventura, Tenerife dhe Lanzarote, si dhe qytetin fantastik të Granadës.

Goa

Turistët që duan të eksplorojnë vende më të largëta, mund ë gjejnë oferta të mira në Azi, në veçanti në Penang, Goa, Sri Lanka e Pattya.

Tenerife

Ja renditja e vendeve më të përshtatshme, me çmime të arsyeshme për një javë pushime dimërore në vitin 2017

  1. Kepi i Gjelbër, Kepi i Gjelbër
  2. Penang, Malajzi
  3. Fuerteventura, Spanjë
  4. Granada, Spanjë
  5. Goa, Indi
  6. Tenerife, Spanjë
  7. Lanzarote, Spanjaë
  8. Sri Lanka, Sri Lanka
  9. Pattaya, Tajlandë
  10. Guadalupa, Guadalupa
Lanzarote
Sri Lanka
Pattaya

SHKARKO APP