10 zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin tuaj
Mënyra si do të dukemi në një farë moshe është e lidhur fort me gjenetikën. Por ky nuk është faktori i vetëm – ne vetë mund të ndikojmë në mënyrë të ndjeshme tek procesi i plakjes. Ja disa zakone në dukje të padëmshme që mund të vjedhin rininë tuaj
Flokët e kapura bisht janë stili juaj i preferuar
Tërheqja e flokëve nga rrënjët për t’i mbledhur bisht mund të shkaktojë rënie serioze të flokëve në të ardhme. Për të ruajtur flokët tuaj, është mirë që t’i stiloni sa më lirshëm.
Konsumoni shumë qumësht
Sigurisht nuk do të thotë që duhet të mos pini fare qumësht. Gjithsesi, është mirë të ruheni nga pasojat e pakëndshme të konsumimit të tepërt të qumështit. Qumështi përmban androgjene, që provokojnë një funksion më aktiv të gjëndrës së yndyrës. Si rezultat, prodhon më shumë sebum, i cili bllokon poret dhe e bën lëkurën të duket me yndyrë dhe e lodhur.
Aplikoni krem dielli vetëm në fytyrë
Shumë ferma janë ndërgjegjësuar për ta përdorur kremin e diellit gjatë gjithë vitit, por ato harrojnë që ta aplikojnë këtë krem edhe në duar. Duart janë më të ndjeshme nga plakja dhe rrezet ultravjollcë janë ato që shkaktojnë njollat dhe rrudhat në duar. Mos harroni të aplikoni krem dielli në duar dhe gjithashtu gjatë verës, në qafë dhe pjesën e dekoltesë.
Ju pëlqeni të uleni këmba mbi këmbë
Venat me variçe në këmbë janë rezultat i drejtpërdrejtë i ngjeshjes së enëve të gjakut dhe çrregullimeve të qarkullimit. Pozicioni i “këmbëve të kryqëzuara” është i lidhur me stanjacionin e gjakut në zonën e legenit, çka është e dëmshme veçanërisht për gratë (dhe jashtëzakonisht e dëmshme për gratë shtatzëna). Ndoshta është një veprim që s’mund të shmanget gjithmonë, por të paktën kur jeni para një kompjuteri apo jeni duke pushuar në shtëpi, përdorimi i një stoli për t’i mbajtur këmbët të shtrira do t’ju bëjë shumë punë.
I krihni flokët ndërsa janë të lagur
Ky është veprimi që i dëmton më shumë flokët, pasi krijon të ashtuquajturat maja dyshe është një gabimet më të zakonshme që bëhet në kujdesin ndaj flokëve. Për të shmangur dëmtimin e flokëve, thajini paksa me peshqir (pa i fërkuar), përdorni tharësen e flokëve dhe më pas mund t’i krihni.
Mbani inat
Një studim i publikuar në Journal of Behavioral Medicine, në 2005 tregonte se ekziston një lidhje mes aftësisë për të falur dhe shëndetit fizik. Dhe nëse vazhdoni të mbani mëri pas çdo grindjeje, kjo do të shtojë disa vite më tepër në pamjen tuaj. Fakti është se hormoni i stresit (kortizolit) grumbullohet në trupin tuaj me shumicë. Ai promovon shtimin e peshës, rrit presionin e gjakut dhe nivelin e sheqerit në gjak, dhe, si rezultat, rrit rrezikun e diabetit.
Keni zakon të prekni vazhdimisht fytyrën
Ju nuk e vini re se kur vendosni dorën në faqe, duke kruar hundën tuaj apo duke fërkuar mjekrën. Kjo sjell dëm të dyfishtë: tendosja e vazhdueshme e lëkurës çon në krijimin e rrudhave të hershme dhe nëse e bëni këtë me duar të papastra, ju mund të merrni një infeksion dhe do ta gjeni veten me një fytyrë plot akne. E vetmja gjë që mund t’ju ndihmojë të hiqni qafe këtë zakon është vetëkontrolli.
Përdorni shumë shpesh pudër
Gjëja më e keqe që mund t’i bëni fytyrës suaj është ta mbuloni me pudër dhjetëra herë në ditë. Dhe nuk ka të bëjë me atë se si kjo shtresë pluhuri duket në fytyrën tuaj – ajo thjesht i bllokon poret tuaja.
Vraponi shumë
Sipas mjekëve, sjellja e tepruar ndaj këtij lloji aktiviteti fizik mund të përshpejtojë plaken e lëkurës. Në qoftë se është një lëvizje e lehtë në mëngjes, atëherë, sigurisht, nuk është gjë tjetër veçse e dobishme.
Mbani me vete gjithçka në çantën tuaj të krahut
Nëse çanta juaj është e mbushur me gjithçka që mund t’ju nevojitet; duke përfshirë një ombrellë, kutinë e ndihmës së shpejt apo edhe një palë këpucë rezervë, atëherë ajo që do të vuajë pasojat është shpina juaj. Kështu që shmangi mbajtjen e çantës vetëm në njërin krah, duke e lëvizur nga njëra dorë në tjetrën.