”100 mijë kopje në ditë shkoi gazeta”, Lesi: Na futën në qeli 33 gazetarë
Në emisionin ”KOHA JONË-DEBAT” për 35-vjetorin e gazetës “Koha Jonë”, kryeministri Edi Rama dhe botuesi Nikoll Lesi ndanë kujtime nga vitet e vështira të gazetarisë shqiptare në vitet ’90. Lesi rrëfeu për herë të parë episodin dramatik të arrestimit të 33 gazetarëve të redaksisë së “Koha Jonë”, pas një akuze të lidhur me një ngjarje me bombë. Sipas tij, forca të armatosura hynë natën në redaksi dhe shoqëruan të gjithë stafin në polici, përfshirë gazetarë dhe korrektore femra. Kryeministri Edi Rama e cilësoi atë periudhë si “shija e lirisë”, duke kujtuar ndikimin e madh që kishte gazeta KOHA JONE te publiku shqiptar. Ai theksoi se në atë kohë mediat e pavarura ishin burimi kryesor i informacionit përballë televizionit shtetëror. Gjatë bisedës u kujtua edhe tirazhi rekord i “Koha Jonë”, që sipas Lesit arriti deri në 100 mijë kopje në ditë gjatë vitit 1997.
Pjesë nga biseda:
Kryeministri Edi Rama: Nuk e dija që ka kapur 100 mijë kopje, unë mbaj mend një 60 mijë që ka qenë
Nikollë Lesi: Është me dokumente. Dhe po thoja se kur unë isha në zyrë, kisha zyrën e drejtorit, Sandri ishte komshi kështu dhe kur më kërcet një derë kështu me idenë se nxitimi i orës 23 duheshin titujt e faqes së parë për t’i printuar, për t’i korrigjuar me letër se ishte i tmerr i madh. Sot bëjnë qejf këto me portale, kopjojnë një shkrim dhe e shperndajnë pa e verifikuar, mjafton kopjo e kopje!
Kryeministri Edi Rama: I bëjnë dhe gabim se atëherë s’bëheshin gabime, aty në gazetë s’ka gabime. Këta i bëjnë gabim, këta me kompjuter i bëjnë gabim.
Nikollë Lesi: Atëherë vërtetë korrigjohej presje për presje. Dhe që të vazhdoj Edi, kur kërcet një derë thashë i thashë më lër rehat se jam vonë për kështu e për ashtu se më pret kryeredaktori me stafin për të vënë si me thënë viston e fundit, kur shoh unë, kthej kokën e shikoj forca speciale me skafandra me automatikë. “Cfarë keni hyrë këtu?”- Ec me thanë, zbres unë nga kati i tretë në kat dytë, kur shikoje Shkullaku, Kol Balla, Ilir Gjoni, Martin Leka, etj të gjithë stafi të rreshtuar si ato filmat me gjerman, të gjithë me automatik te koka kështu dhe furgona pafund policie na kanë marrë atë natë 33 gazetarë. 33 gazetarë në një qeli. Unë qëllova me Martin Lekën dhe me Frok Çupin në qeli.
Kryeministri Edi Rama: Dhe flasin për lirinë e medias këta!Po ty të morën çuan në rajon?
Nikollë Lesi: Në rajon të gjithë. 33 gazetarë o Edi Rama, e dinë gjithë mediat. Ore na futën në qeli brenda aty na pyesnin se kush ka qenë te autori i bombës? Ç’punë kishim ne si gazetë me bombën?!
Hyri ambasada amerikane, se atëherë ambasada amerikane ishte shumë – shumë mike me “Koha jonë” për arsye se ishim demokracia e vërtetë atëherë dhe na lëshuan pesë mëngjesit. Duhet të dal te ideja tjetër, gjithë stafi i lodhur në qeli, kishte femra që ishin korrektore femra korrektore ishin në qeli brenda, ishte një faqosëse femër bashkë me disa të tjerë, plot gazetarë, por nuk ikëm në shtëpi. Shkuam në gazetë të gjithë dhe u bë gazeta dhe u shtyp, ka dalë në 9 të mëngjesit më vonë. E kemi shpërndarë me fugona. Dhe u shpërnda, asnjë nuk kishte frikë. Ishim kurajozë aventurierë, pasionantë për të thënë të vertetën.
Kryeministri Edi Rama: Po ishte dhe një përgjegjësi që vinte nga fakti që ti e dije që do ta lexonin shumë njerëz. E dije që mezi prisnin që ta hapnin gazetën KOHA JONE. Unë mbaj mend atëherë me ato pastaj që bënim ato intervistat e gjata etj, mbaj mend që domethënë edhe sot takoj njerëz që m’i përmendin ato “te Koha Jonë”.
100 mijë kopje. Imagjino! Por ama kishte vetëm një burim mediatik që ishte TVSH-ja. TVSH-ja ishte fashizëm komplet. S’kishte lidhje fare me pluralizmin….

KOHA JONË SONDAZH

