100 milionë euro për Shkodrën, kryebashkiaku Beci jep detaje për projektin që miratohet sot në parlament

Sot në Parlament do miratohet kredia për projektin “Porta e Alpeve”, një nga programet më të rëndësishme strategjike për transformimin e Shkodrës dhe veriut të Shqipërisë, me financim nga Banka Europiane e Investimeve dhe Qeveria Shqiptare.

Ky program prej 100 milion eurosh përfaqeson një hap të madh përpara në vizionin tonë për ta kthyer Shkodrën në një rajon me zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, turizëm në të gjitha stinët e vitit dhe standarde urbane europiane.

Pas një periudhe të gjatë përgatitore, nisur qe ne dhjetor 2023, dhe me një punë shumë profesionale ,Bashkia e Shkodrës në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, ekspertë ndërkombëtarë dhe vendas, kemi arritur të ndërtojmë një paketë projektesh transformuese që do të ndryshojnë mënyrën si lëvizim, jetojmë dhe zhvillojmë ekonominë dhe turizmin në rajonin tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndër projektet kryesore që do të financohen janë:
🔹 Transformimi i bulevardit kryesore të Shkodrës (Sheshi Demokracia-Rrethrrotullimi I bypass) në një korridor të gjelbër dhe multimodal, me më shumë hapësira për këmbësorët, biçikletat, transportin publik dhe gjelbërimin urban, duke lidhur qendrën historike të qytetit me parkun e ri në hyjre, liqenin dhe zonat rekreative.
🔹 Përfundimi i korridorit rrugor Shkodër–Velipojë, me standarde moderne dhe anashkalim të qendrave të banuara, duke krijuar një lidhje më të shpejtë dhe më të sigurt me bregdetin dhe duke forcuar lidhjet rajonale drejt Shëngjinit dhe në perspektivë me Ulqinin.
🔹 Modernizimi i transportit urban me 17 autobusë elektrikë, zgjerim të linjave në qytet dhe lidhje të dedikuara me Shirokën, Zogajn dhe Kalanë e Rozafës, si një alternativë moderne dhe e qëndrueshme ndaj përdorimit të automjeteve private.
🔹 Krijimi i një rruge unike biçikletash prej mbi 80 kilometrash, që lidh liqenin e Shkodrës, lumin Buna dhe Velipojën me qytetin dhe me itinerare të tjera drejt Alpeve dhe Nënshkodrës, duke krijuar një produkt të ri turistik dhe rekreativ për të gjithë rajonin.
🔹 Zhvillimi i Sistemit të Muzeve të Shkodrës, ku muzeumet, itineraret urbane dhe hapësirat publike lidhen në një rrjet të integruar kulturor dhe turistik, duke e kthyer qytetin në një “muze të hapur” dhe duke forcuar identitetin kulturor të Shkodrës. Do të kemi muzeun e qytetit, muzeun dhe galerinë e arteve, dhe një muze histrik te Shtëpia e Oso Kukës të rinovuar duke vënë sic duhet në pah trashengiminë tonë të pasur turistike.
🔹 Investime të tjera në parkime publike për të përmirësuar organizimin urban, aksesin dhe menaxhimin e trafikut në qytet dhe zonat turistike.
Këto projekte përfaqësojnë brezin e ri të investimeve strategjike për Shkodrën. Së bashku me investimet madhore që po realizohen aktualisht, ato do të kontribuojnë në transformimin e qytetit tonë në një qendër moderne europiane, Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi.
Dua të falënderoj Qeverinë Shqiptare dhe Kryeministrin Edi Rama për mbështetjen dhe vemendjen ndaj Shkodrës si edhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit, ekspertët vendas dhe ndërkombëtarë që kanë bashkëpunuar përgjatë gjithë kësaj periudhe për ta çuar përpara këtë vizion zhvillimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?