100-Vjetori i Shkollës “Ҫarles Telford Erickson” që erdhi nga “Instituti Shqiptaro-Amerikan i Kavajës”
Një qind vjet më parë ajo mbante emrin “Instituti Shqiptaro-Amerikan i Kavajës”. Nga viti 2012 mban emrin e misionarit amerikan Ҫarles Telford Erickson, një veprimtar dhe mik i madh i Shqipërisë. Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Federatës “Vatra” në Amerikë në vitin 1918 e zgjodhi atë anëtar nderi në delegacionin që ajo do të dërgonte për të marrë pjesë në Konferencën e Paqes në Paris,
Pas pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve ai gjykoi se ishin krijuar kushtet për të ndihmuar drejtëpërdrejt në përparimin e Shqipërisë duke e futur ekonomisë fshatare në rrugën kapitaliste të zhvillimit, por kjo nu mund të bëhej pa shkollimin e nevojshëm. Ai gjykoi se duhej hapur një shkollë bujqësore për djem fshatarë me një program ku të mbizotëronte praktika bujqësore, i ngjashëm me një kolegj të tipit amerikan, me konvikt dhe ekonomi bujqësore e blegtorale, që gradualisht do të shkonte drejt një pavarësie të plotë ekonomike. Aty do të jepnin mësim specialistë e ekspertë të huaj. Nxënësit që do të kryenin këtë shkollë do të vazhdonin studimet e larta në universitete të Amerikës dhe Evropës, duke u specializuar në mjeshtri të ndryshme e që do të merrnin në dorë zhvillimin e ekonomisë.

***
Ai kontaktoi me qeverinë shqiptare dhe bëri të njohur projektin e tij. Kryeministri i kohës Ahmet Zogu duke e gjykuar drejt rëndësinë e çeshtjes vendosi ta emërojë Ҫarles Telford Ericksonin Komisioner të Posaçëm për Bujqësinë, i cili mund të niste punën për grumbullimin e fondeve të nevojshme.
Entusiazmi i Ericksonit për suksesin e projektit të tij ishte i dukshëm. Ai kontaktoi me shoqata bamirëse e individë të pasur në Amerikë për grumbullimin e fondeve. Në një takim që u organizua me shqiptarët e Marlboros në Amerikë deklaronte:”Dijeni se ky komb(shqiptar) është si një zambak i bukur, por i rrethuar prej ferrash dhe nuk e lenë të lëshojë erën e tij të ëmbël. Le të vrapojmë e të çrrënjosim çka mbi kurrizin e tij dhe atëhere do të shohë bota e qytetëruar sa i mirë është ky zambak”.
Këmbëngulja e tij për hapjen e kësaj shkolle rezultoi me krijimin në Amerikë të një shoqate bamirëse në krye të së cilës u zgjodh një milioner dhe njerëz të tjerë me respekt si dhe kërkoi ndihmën e Fondacionit “Near East”(Lindja e Afërme).

***
Në fund të vitit 1922, pasi siguroi fondet e nevojshmepër fillimin e punës, ai përgatiti projektin për hapjen e shkollës së mesme bujqësore në fshatin Stan i Ri të Kavajës, asokohe pasuri shtetërore në emrin “Instituti Shqiptaro-Amerikan i Kavajës”. Dy javë më vonë, më 24 mars 1923 kryeministri i kohës Ahmet Zogu kërkoi nga Krryesia e Parlamentit Shqiptar dhe Këshilli i Naltë i Shtetit miratimin për hapjen në Kavajë të Institutit Shqiptaro-Amerikan të Kavajës.
Ndërkohë që misionari Erickson qe nisur për Amerikë për shtimin e fondeve në Shqipëri ndodhi Kryengritja e Qershorit 1924. Qeveria e Nolit nuk pati kundërshtime për hapjen e saj, por në fshatin Stan i Ri qenë vendosur dhjetra familje refugjatësh kosovarë të shpërngulur me dhunë nga trojet e tyre nga qeveria serbe. Noli propozonte që shkolla të hapej në Fushën e Caireve në anën perëndimore të qytetit të Kavajës.

Në 6 muajt e qeverisë së Nolit nuk u bë e mundur zbatimi i marrëveshjes. Me rikthimin e Zogut, në fillim të vitit 1925 rifilluan bisedimet dhe u vendos që shkolla të hapej atje ku kishte propozuar qeveria Noli. Në janar 1925 Presidenti Ahmet Zogu në takimin që pati me Ericksonin i kërkoi atij që “Instituti Shqiptaro-Amerikan i Kavajës” të kishte edhe një degë femërore për vajza.
“Unë dëshiroj,-tha Presidenti Zogu,- që ju të çelni sa më parë e qysh tani, brenda një mueji themelimin e një shkolle për vajza. Nevoja për një shkollë të tillë asht ma e madhe se ajo e një shkolle mashkullore, sepse ne nuk mund të bahemi një shtet modern pa gra të pajisuna me arsim. Asnji komb nuk mund të ngrihet ma nalt se niveli që kanë gratë”.
Misionari Erickson e pranoi kërkesën e Presidentit të Republikës, pavarësisht se kjo nuk ishte pjesë e marrëveshjes së nënshkruar. Duke u nisur nga kjo u gjykua që Shkolla e Vajzave të hapej më parë se Shkolla e Djemve.

***
Më 08 gusht 1925 në portin e Durrësit zbritën Ericksoni dhe pesë mësueset e para të kësaj shkolle.
Vështirësitë e shumta të kohës nuk e mundësuan hapjen e asaj shkolle atë vit. Shkolla e Vajzave u hap më 20 shtator 1926 nw godinwn e ish-Shkollws Femwrore tw Kavajws, njė nga nxėnwset e vitit tė parė ishte edhe vajza kavajase Kristina Koljaka, e para skulptore shqiptare. Shkolla e Djemve u hap njëzet ditë më vonë, më 10 tetor 1926 nw fushwn “Ҫairet e Beut”.
Shkolla e Djemve, veç klasave mësimore, pati ndërtuar me blloqe edhe një konvikt i ndarë në dhoma për fjetje. Mësimet teorike kryheshin paradite, ndërsa pasdite praktika në fermën mësimore në perimore, zootekni dhe mekanikë bujqësore. Shkolla kishte dy traktorë me agregate dhe një makinë shirëse.

Ndërkohë Ericksoni kishte kërkuar nga një inxhinjer amerikan një projekt godinash për nevojat e shkollës edhe në perspektivë. “Ҫairet e Beut” nuk e mundësonin këtë, ndaj në vitin 1930 ai i kërkoi qeverisë shqiptare transferimin e saj në Golem. Ndërkohë atje kishin nisur punimet dhe kish përfunduar godina e bukur e Shkollës së Vajzave, ndërsa 1 vit më vonë Shkolla e Djemve.
Data zyrtare e hapjes së Institutit Shqiptaro-Amerikan të Kavajës është 08 gushti i vitit 1925, datë kjo e kërkuar edhe nga vetë ideatori e realizuesi Carles Telford Erickson.
Foto e Shkollës së Djemve në fushën “Cairet e Beut”.

***
Nga viti shkollor 1926-27 deri në vitin shkollor 1938-39 në Shkollën e Djemve janë arsimuar rreth 700 nxënës. Në prag të pushtimit fashist, në mars 1939 Instituti Shqiptaro-Amerikan i Kavajës kaloi nën administrimin e shtetit shqiptar dhe mori emrin “Instituti Arnaldo Musolini”, i cili nuk pati jetë të gjatë. Pa mbaruar ende viti shkollor 1941-42 Instituti u mbyll, nxënësit e tij iu bashkuan Luftës Antifashiste Ҫlirimtare. Ai do të hapej përsëri në vitin 1945 pas çlirimit të Shqipërisë.

***
Shkolla kishte kompozuar “Marshin” e saj, që këndohej nga të gjithë brezat e nxënësve që vinin të studjonin në këtë shkollë. Në tekstin e saj thuhej:
…Ne jemi të rinj
të Shkollës së Bujqësisë,
përparimtarë,
Djem të Shkollës Bujqësore
Institutit Shqiptaro-Amerikan…
Ne jemi të bashkuar
në punë e përparim,
ne jemi Djemtë e Shkollës,
që nuk kemi përtim…
Foto e Shkollës së Djemve.
Foto të ndryshme…
Nga Refat Sh Hoxha



KOHA JONË SONDAZH

