106 vite Kryeqytet, prefekti Shkëlqim Hajdari: Ta çojmë përpara Tiranën moderne dhe dinjitoze

Tirana shënon sot 106-vjetorin e shpalljes së tij si Kryeqytet, një nga momentet më të rëndësishme në historinë kombëtare. Më 11 shkurt 1920, Kongresi i Lushnjës vendosi Tiranën si qendrën administrative dhe politike të vendit, duke i dhënë asaj një rol kyç në rrugëtimin e shtetit shqiptar.

Prefekti i Qarkut Tiranë, Shkëlqim Hajdari përcjell një mesazh urimi dhe reflektimi për qytetarët, duke e cilësuar këtë datë si një ditë krenarie për tiranasit autoktonë dhe për të gjithë ata që ndër vite e kanë zgjedhur Tiranën si shtëpinë e tyre.

“Sot kujtojmë me respekt një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare. Kjo ditë është krenari për familjet tiranase që e kanë ndërtuar me mund, kulturë dhe qytetari identitetin e këtij qyteti, por edhe për të gjithë ata që e kanë bërë Tiranën metropolin e Shqipërisë”, u shpreh Hajdari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Gëzuar 11 shkurtin Tiranë! Sot, më 11 shkurt, kujtojmë një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare: 106 vjet më parë, në vitin 1920, Kongresi i Lushnjës shpalli Tiranën Kryeqytet të Shqipërisë.

Kjo ditë është krenari për qytetarët autoktonë tiranas, për familjet që e kanë ndërtuar me mund, kulturë dhe qytetari identitetin e saj, por edhe për të gjithë ata që ndër vite e kanë zgjedhur Tiranën si shtëpinë e tyre, duke e bërë sot metropolin e shqiperisë.

Si Prefekt i Qarkut Tiranë, përulem me respekt para historisë së këtij qyteti dhe angazhohem që së bashku me institucionet dhe qytetarët, ta çojmë përpara Tiranën tonë – moderne, të drejtë, mikpritëse dhe dinjitoze, ashtu siç e meriton kryeqyteti i Shqipërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?