107 ditë protestë, qytetarja: Më mirë shpërndajmë Parlamentin sesa kthejmë Shqipërinë në Palestinë
Protesta e 107-të para Kryeministrisë vijoi me thirrje për largimin e Ramës dhe qeverisë. Një prej protestueseve e cilësoi situatën në vend si një proces “shkombëtarizimi”, duke akuzuar politikën 36-vjeçare për shkatërrimin e infrastrukturës dhe shitjen e trojeve shqiptare.
“Atdheu ynë është në rrezik. Kjo qeveri e korruptuar, kjo politikë 36-vjeçare ka realizuar këtë shkombëtarizim në dy faza”, tha ajo. Protestuesja kritikoi edhe policinë për qëndrimin ndaj protestuesve, ndërsa kërkoi ndryshime të forta politike.
“Më mirë shpërndajmë Parlamentin sesa kthejmë Shqipërinë në Palestinë. Jo kryeministër, më mirë shpërndajmë Parlamentin”, u shpreh ajo.
Në fjalën e saj ajo përmendi edhe çështjen e Kosovës, duke akuzuar Ramën dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç si “arkitektë” të ndarjes së saj.
“E njëjta situatë është edhe sot me Shqipërinë”, përfundoi protestuesja.
KOHA JONË SONDAZH

