107 ditë protestë, thirrja: Lironi qytetarët, arrestoni Ramën
Marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë ka vijuar edhe këtë mbrëmje, ndërsa protestuesit kanë përsëritur thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama.
“Lironi qytetarët, arrestoni Ramën”, është një nga thirrjet që u dëgjua gjatë protestës, e cila tashmë shënon ditën e 107-të.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e parevokueshme të kryeministrit dhe shprehen se protesta do të vijojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
Në fokus të revoltës është edhe kërkesa për ndryshimin e klasës politike, të cilën protestuesit e akuzojnë se prej 36 vitesh nuk ka punuar në interes të qytetarëve dhe vendit.
KOHA JONË SONDAZH

