12 gjëra që nuk duhet t’i publikoni kurrë në Facebook

Me miliarda përdorues, Facebook është një nga ndikuesit më të fuqishëm në botë.

Ndërsa Facebook thotë se mbrojta e të dhënave personale të përdoruesve të tij është prioriteti kryesor.

Një haker anonim, ditën e hënë tha se ishte në gjendje të përdorte të dhënat e njerëzve të postuar në pyetsorin “Më pyesini për 10 gjëra” që njerëzit vendosin në Facebook dhe pastaj etiketojnë miqtë e tyre.

Këtu janë 12 gjëra të cilat ju nuk duhet ti publikoni:

Ditëlindja

Ditëlindja përshin emrin dhe adresën tuaj, me anë të së cilës njerëzit mund të qasen më lehtë ndaj llogarisë suaj bankare dhe të dhënave personale

Numri i telefonit

Ju mund të merrni vazhdimisht telefonata nga persona të padëshirueshëm të cilët mund t’iu besdisin.

Shumica e “miqve tuaj”

Profesori i psikologjisë së Oxford, Robin Dunar pas një shqyrtimi të 3.375 përdoruesve të Facebook arriti në përfundimin se nga miqtë e tyre 4.1 ishin të besueshëm. Sipas tij njerëzit mund të mbajnë deri në 150 marrdhënie të qëndrueshme dhe heqja e njerëzve të parëndësishëm do të sillte një bashkëveprim më të mirë në rrjetet sociale.

Fotgrafitë e fëmijës apo anëtarëve të familjes

Çfarë lloj informacioni do të duan të shikojnë fëmijët tuaj për veten në internet kur të rriten? Kjo është një nga pyetjet që ka ngritur drejtoresha e Institutit të Internetit në Oxford.

Kjo është një pyetje shumë e rëndësishme që secili nga ne duhet ti bëjë vetes.

Kur fëmija juaj apo ndonjë anëtar i familjes shkon në shkollë
Gjëja e fundit që secili nga ne do të dëshironte është dhënia e mundësisë ndonjë pedofili për të gjetur se ku është fëmija jonë.

Shërbimet e vendndodhjes

Shërbimet e vendndodhjes janë të disponueshme vetëm në Android ose në iPhone. Dhe 500 milionë përdorues bëjnë “Chek in” duke përdorur telefonin e tyre. Në këtë mënyrë ato transmetojnë vendndodhjen e tyre në internet dhe kushdo që dëshiron të bëjë keq e di se ku ndodhesh.

Menaxheri juaj

Nëse ju nxirrini ndonjë status apo publikoni diçka në lidhje me punën mund t’iu sjellë probleme me shefin tuaj.

Ju mund të vendosni në preferencat tuaja në Facebook që ta përjashtoni shefin tuaj nga disa postime dhe do jeni më të qetë.

Mos postoni vendndodhjen tuaj

Njerëzit harrojnë se kur bëjnë tag vendndodhjen në shtëpi, jep një adresë shumë larg vendndodhjes së tyre.

Kur dhe ku po shkoni për pushime

Udhëtarët të cilët kanë postuar planet e tyre të pushimeve në Facebook dhe grabiten, sipas faqes financiare “Kjo është paraja”, nuk do ti paguhen sigurimet.

Statusi i marrëdhënies tuaj

Nëse krijoni një marrëdhënie të re mos e publikoni në Facebook sepse lidhja mund të mos funksionojë. Dhe ndryshimi i statusit nga “në një marrëdhënie” në “beqare” mund t’iu bëjë të ndiheni keq.

Detajet e kartave të kreditit

Kjo është një gjë të ciliën ju nuk duhet ta bëni asnjëherë. Nuk është ide e mirë.

Fotot e biletës së udhëtimit

Të bësh foto biletës së udhëtimit është një mënyrë për tu mburrur, por mos e bëni këtë. Barkodi në biletën tuaj është unik për ju dhe mund të përdoret për të gjetur informacion që ju i keni dhënë kompanisë fluturuese.

SHKARKO APP