12 pasoja shkatërrimtare për Greqinë, nëse rikthehet tek dhrahmia

Nga Dimitrios Giokas*

Kohët e fundit, Greqia ka krijuar një klimë të favorshme për rikthimin tek monedha e vjetër, dhrahmia. Ky skenar mbrohet nga disa grupe. Ata që ushtrojnë presion mbi opinionin publik, janë veçanërisht grupet e formuara kryesisht nga njerëzit e biznesit, të cilët luajnë me pakënaqësinë e qytetarëve (pas 6 vitesh recesioni ekonomik), dhe mbi mungesën e një plani të qartë për t’i dhënë fund krizës.

Debati është ushqyer edhe nga fakti, se një pjesë e rëndësishme e liderëve të dy partive të koalicionit qeverisës, e mbështet haptazi rikthimin e dhrahmisë, duke hedhur poshtë çdo lloj tjetër reforme, që i kundërshvihet kësaj mundësie.

Edhe pse shumica e njerëzve, kanë një orientim të favorshëm evropian ndaj vendit, dhe do të donin të mbanin euron, është rritur ndërkaq numri i qytetarëve, të cilët thonë se janë “indiferentë” përballë një rrikthimi të mundshëm tek dhrahmia, dhe besojnë se ndryshimi i monedhës nuk do të ndryshojë standardin e tyre të jetesës. Por pas një analize të kujdesshme të të dhënave ekonomike, efektet e një ndryshimi të tillë parashikohen të jenë katastrofike.

Konkretisht pasojat e një rrikthimi tek monedha e vjetër kombëtare do të ishin:

1. Një zhvlerësim i shpejtë i dhrahmisë, përkundrejt monedhave të tjera. Çdo përpjekje për të fiksuar kursin e dhrahmisë ndaj euros, dhe për të bllokuar shkallën e konvertimit, do të jetë e kotë (ngjashëm me atë që ndodhi në Argjentinë), për shkak të rrjedhjeve të mëdha të kapitalit jashtë vendit si dhe një rënie të rezervave valutore.

2. Zhvlerësimi mund të çojë në një rritje të inflacionit, në një nivel më të madh se ose e barabartë me 40 përqind, duke shkaktuar një rënie të fuqinë blerëse tek popullsia greke.

3. Ikja e kapitalit jashtë vendit dhe rritja e subprime, do të përfaqësonte një goditje të gjithë sistemit financiar grek, tashmë të dobësuar, që mund të shembet dhe “thajë” burimet ekonomike.

4. Në një situatë të ngjashme, do të ishte e pashmangshme ngrirja e pagave dhe pensioneve për një periudhë të caktuar kohe, së paku deri në rimëkëmbjen e pjesshme të likuiditetit. Pasojat e trazirave sociale që mund të pasojnë, do të jenë të paparashikueshme.

5. PBB do të rrudhej deri në në 2/3 të masës aktuale.

6. Borxhi publik grek, aktualisht në 322 miliardë euro, do të rritet për shkak të zhvlerësimit të dhrahmisë, duke shumëfishuar sasinë e kredive të marra.

7. Edhe pse pas falimentimit, do të shmangej një pjesë e borxhit, transaksioni nuk do të jetë pa dhimbje. Kjo do të kërkonte një program të ri shpëtimi (të diktuar vetëm nga FMN-ja) dhe miratimin e masave shumë të rrepta për konsolidimin fiskal.

8. Edhe borxhi privat do të rritet, për shkak të shpërthimit të kreditimit dhe normave të huamarrjes. Rritja e normave të interest, do të përbënte një pengesë për bizneset, duke i parandaluar ato të mbledhin kapitale.

9. Dobësimi i tregut, zhvlerësimi i dhrahmisë dhe mungesa e fondeve do të shkaktonte gjithashtu asfiksinë e importeve.

10. Rënia e importeve do të sillte nga ana tjetër, një mungesë thelbësore mallrash në treg, sepse siç e dimë, Greqia nuk është e vetëmjaftueshme sa i përket furnizimit me lëndë të para, dhe për këtë arsye është e detyruar të mbështetet tek importet nga vendet e tjera.

11. Ekziston rreziku i një “pushtimi agresiv” nga ana e investitorëve të huaj, që do të blinin kompani, pasuri të patundshme dhe të mira publike me çmime të ulëta. Kjo do të çonte në një likuidim të vendit, skenar sot i mbrojtur nga mbështetësit e dhrahmisë.

12. Izolimi diplomatik dhe ekonomik i Greqisë, nuk do të ishte në gjendje të krijonte kushtet e duhura për t’i bërë ballë zhvillimeve gjeopolitike në rajon si dhe nga presionet e vendeve përreth.

Natyrisht, ne nuk duhet t’i bazojmë parashikimet tona tek një zgjidhje sa e padobishme, aq dhe e rrezikshme siç është rikthimi tek dhrahmia. Duhet hartuar një plan afatgjatë, që të mund ta bëjë Greqinë një vend modern evropian dhe të mirë-administruar, me një ekonomi të fortë dhe të lirë nga “sëmundjet” që e kanë kapur këto kohë.

*Analist financiar grek

“Huffingtonpost.it” – Bota.al

SHKARKO APP