13 vjeçari shpik reçipetat që zbulojnë kancerin në gji

Lufta kundër kancerit të gjirit, bëhet gjithnjë e më e vështirë por një student nga Meksika ka shpikur një palë reçipeta për të zbuluar kancerin e gjirit. 13 vjeçari Julian Rios Cantu, ka parë nënën e tij duke luftuar kundër kësaj sëmundje dhe sot vjen me këtë shpikje.

Jelekët “Bra” funksionojnë duke përdorur biosensorë për ta matur temperaturën dhe për të paralajmëruar për ndonjë ndryshim për të cilin duhet të shqetësohet.

Kanceri zbulohet kështu sepse tumoret kanceroze mund të ndryshojnë temperaturën e lëkurës për shkak të rritjes së qarkullimit të gjakut. Gratë duhet t’i veshin reçipetat për 60-90 minuta në javë që të dhënat të jenë të sakta.

Reçipetat Bra, të krijuara nga Julian dhe tre shokët e tij, të cilët kanë formuar një kompani bashkë, janë akoma në fazën e prototipit. Nuk janë testuar plotësisht dhe duhet të bëhen më shumë eksperimente mjekësore para se ekspertët e kancerit të fillojnë t’ua rekomandojnë njerëzve

SHKARKO APP