131 ditë protestë, qytetarët sfidojnë shiun dhe shkojnë përballë Kuvendit
Ndërsa në Kuvend pritet të miratohet projektligji për reformën e re territoriale, përpara godinës së Parlamentit po zhvillohet protesta e qytetarëve, që vijon prej 131 ditësh përballë Kryeministrisë.
Protestuesit kanë ngritur zërin kundër mazhorancës, duke thirrur në kor: “Dorëheqje!”, “Nuk na përfaqësoni!” dhe “Anuloni ligjet!”.
Për të garantuar sigurinë në hyrje të Kuvendit, forcat e policisë kanë vendosur barriera metalike, duke kufizuar aksesin pranë godinës së Parlamentit.
Protestuesit e kundërshtojnë reformën territoriale, të cilën e konsiderojnë të dëmshme për interesat kombëtare. Sipas tyre, ndryshimet e propozuara nuk synojnë interesin e qytetarëve, por i shërbejnë interesave politike të kryeministrit Edi Rama.

