14 shkurti, festoni me të kuqen

14 shkurti është rasti i duhur për të veshur diçka të kuqe, ngjyra më pasionale dhe joshëse. Ja tre veshje që do të bëjnë që të fitoni vëmendjen e tij!

Nëse jeni një romantike e pashërueshme, fokusohuni në një fustan me shpatulla jashtë me një jakë të madhe. I kombinoni me aksesorë ngjyrë argjendi, ose të zeza.

Për një rezultat më bazik, kombinoni të kuqen me të zezën. Revista “Grazia” na sugjeron një minifustan me palosje dhe jakë V dhe një triko të zezë me prerje mashkullore. Shtoni një shije ‘rock’ me një palë çizme të shkurtra me takë të larta.

Nëse dëshironi të provokoni me stil, vishni një fustan ‘slip-dress’ që luan me lëvizjet dhe ka efektin shoh-nuk shoh. Një veshje asimetrike që mbulon e zbulon këmbët në çdo hap. Plotësojeni me aksesor të ngjyrës nude.

14 shkurti ose Shën Valentini, për çdo vit e më tepër është shndërruar në një ditë festive për të dashuruarit.

Shën Valentini po festohet në çdo cep të globit, madje fshehtas festohet edhe në vende ekstremiste, me një kulturë hermetike që e ndalojnë me ligj, duke e parë si sakrilegj për besimin e tyre ose ndikim i moralit perëndimor.  Këtë ditë ka rekorde në blerjen dhe shkëmbimin e dhuratave midis të dashuruarve.

SHKARKO APP