15 detajet e meshkujve që çmendin femrat
1. Kur mashkulli ka parakrahë shumë tërheqës.2. Dialektet. Dhe nuk po flasim për dialekte të shtirura, nëse një djalë ruan dialektin e krahinës së tij kur flet, shumë vajza këtë e cilësojnë si seksi.
3. Meshkujt me kostum që nuk duket sikur ia kanë marrë hua babait. Djemtë e veshur me kostum, që nxjerrin në pah linjat e tyre mashkullore, janë shumë tërheqës, aq më tepër kur sillen sipas veshjes.
4. Kur meshkujt lëvizin orën në kyçin e dorës. Nuk e dimë pse, por një lëvizje e tillë është shumë seksi dhe një pjesë e mirë e femrave me shumë mundësi do t’ju hidhen sipër nëse e bëni.
5. Tirandat. Në këtë pikë duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm, nëse tirandat nuk i përshtaten fizikut tuaj, do të përfundoni duke u dukur qesharakë.
6. Meshkujt me flokë të gjata. S’ka asgjë më tunduese seksualisht, sesa meshkujt që kalojnë gishtat në flokët e gjatë dhe të rrëmujshëm. SEKSI!
7. Kur meshkujt shprehin dashurinë që kanë për mamatë e tyre. Dashuria për nënën është gjëja më normale në botë, por nuk e dimë pse një djalë që thotë se e do nënën e tij, duket si krijesa më ëngjëllore dhe seksi në planet.
8. Kur meshkujt duken si baballarë shumë të mirë.
9. Meshkujt me trup të palestruar që veshin bluza të ngushta.
10. Meshkujt me qerpikë të gjatë. Edhe pse mund të duash t’ia shkulësh nga sytë, nuk mundesh. E di pse?! Sepse ata qerpikë ty të eksitojnë!
11. Mollëzat e theksuara. Mollëzat e theksuara janë aq tunduese sa do të donit të vendosnit një çadër aty dhe të jetonit deri në fund të jetës.
12. Kur meshkujt përveshin mëngët. Zakonisht mëngët përvishen kur ‘i hyn një pune’.
13. Kur meshkujt lajnë pjatat dhe varin një peshqir mbi shpatull. Edhe pse kjo ndodh aq rrallë sa një eklips hënor, është shumë tërheqëse. Bëjeni më shpesh! 1
4. Djemtë që gatuajnë të veshur me përparëse…dhe pastaj e heqin.
15. Meshkuj seksi që lexojnë. /Ekspress