FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

15 efektivë të lënduar, drejtori Hita shkon sërish në spitalin e Traumës

Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë gjatë protestës para Kuvendit, la 19 të lënduar, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) dhe në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT).

Sipas njoftimit zyrtar, në Urgjencën e Spitalit të Traumës u trajtuan 15 efektivë policie dhe 2 protestues. Katër prej efektivëve vijojnë të marrin trajtim mjekësor, ndërsa pjesa tjetër e policëve dhe dy protestuesit janë larguar pasi morën ndihmën e nevojshme. Në QSUT u paraqitën për trajtim edhe një efektiv policie dhe dy protestues të tjerë. Të tre janë larguar nga spitali pas marrjes së shërbimit mjekësor.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, vizitoi në spitalin e Traumës punonjësit që mbetën të lënduar. Si pasojë e sulmeve me gurë, sende të forta dhe mjete piroteknike ndaj forcave të rendit, 15 punonjës policie pësuan lëndime gjatë ushtrimit të detyrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hita i siguroi efektivët për mbështetjen e plotë të institucionit dhe për garantimin e të gjithë kujdesit të nevojshëm mjekësor deri në rikuperimin e plotë të tyre, duke vlerësuar sakrificën dhe angazhimin e çdo punonjësi që shërben në mbrojtje të rendit dhe sigurisë publike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?