153 ditë protestë, Lika kërkon transparencë për marrëveshjet: Deputetët janë robër të Ramës

Aktivisti Edison Lika ka mbajtur një fjalim me tone të forta gjatë protestës së 135-të kundër qeverisë, ku ka kritikuar ashpër mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama. Para protestuesve, Lika akuzoi deputetët e shumicës parlamentare se nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve, por veprojnë në funksion të kryeministrit. Ai i cilësoi ata si “punëtorët e bindur” të Ramës, duke vënë në pikëpyetje rolin e tyre si përfaqësues të popullit.

“Nuk ka deputetë parlamenti shqiptar, por thjesht ka robër të Edi Ramës. Ata janë thjesht punëtorët e bindur të kryeministrit Edi Rama”, deklaroi Lika. Gjatë fjalës së tij, aktivisti ngriti gjithashtu pikëpyetje lidhur me marrëveshjet e përmendura gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm izraelit në Shqipëri. Ai kërkoi transparencë për përmbajtjen e tyre, duke theksuar se qytetarët duhet të informohen se çfarë është negociuar dhe firmosur në emër të vendit.

“Secili shqiptar meriton të dijë se çfarë marrëveshjesh janë arritur dhe çfarë është firmosur në kurriz të shqiptarëve”, u shpreh ai. Në vijim, Lika kritikoi qëndrimin e kryeministrit ndaj protestave të vazhdueshme, duke pretenduar se qeveria po nënvlerëson vendosmërinë e qytetarëve që kanë dalë në rrugë për 135 ditë me radhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kryeministri mendon se është i përjetshëm, por ai dhe qeveria e tij e kanë gabim”, deklaroi aktivisti, duke shtuar se protestuesit janë të vendosur të vijojnë qëndresën deri në rrëzimin e qeverisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?