18 vjet në UNESCO, zv/kryeministrja Koçiu: Berati, ndër destinacionet më të rëndësishme turistike
Zv/kryeministrja Albana Koçiu publikoi në rrjetet sociale pamje nga qyteti i Beratit, i cili sot kremton 18-vjetorin e shpalljes Trashëgimi Botërore e UNESCO-s.
Koçiu përcolli imazhe mbresëlënëse të Beratit, shoqëruar me këngën “Gurët e sokakut”, duke nënvijëzuar disa nga veçantitë e qytetit mijëravjeçar, si rrugicat e kalldrëmta, bashkëjetesa fetare, e kuqja e Onufrit, kalaja madhështore etj.
“Me historinë e tij mijëravjeçare, arkitekturën unike dhe vlerat e jashtëzakonshme kulturore, qyteti i një mbi një dritareve është një simbol i identitetit tonë kombëtar, i bashkëjetesës ndër shekuj dhe i trashëgimisë që kemi detyrimin ta përcjellim te brezat e ardhshëm”, shkroi Koçiu.
Po ashtu nënvizon se Berati është kthyer në një nga destinacionet më të rëndësishme turistike të Shqipërisë, duke mirëpritur çdo vit gjithnjë e më shumë vizitorë dhe duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin e ekonomisë lokale.
KOHA JONË SONDAZH

