2 orë protestë-marshim në Tiranë, Berisha: Një betejë e shkëlqyer, aksioni do të vijojë. Rama të japë dorëheqjen
Këtë të dielë, Sali Berisha vijoi marshimin me deputetë të PD-së, i ndjekur nga mbështetësit e demokratët për rreth 2 orë në rrugët dhe institucionet më kryesore të vendit. Policia është vendosur gardh në rrugët kryesore që të çojnë drejt Parlamentit. Në këtë mënyrë Berisha bashkë me protestuesit u drejtuan te selia blu. Sali Berisha ka hyrë në ambientet e selisë blu, ndërsa protestuesit dhe mbështetës të shumtë ndodhen jashtë godinës.
Pak minuta më vonë, Sali Berisha falënderoi protestuesit për pjesëmarrjen dhe qëndresën, ndërsa kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kreu i PD-së foli edhe për incidentin gjatë protestës, ku u shpreh se ishte prekur nga gazi lotsjellës i përdorur nga policia.
“Një përshëndetje, një mirënjohje të pakufishme. Me qëndresën tuaj nderuat më shumë se kurrë këtë datë, përmbysjen e diktaturës komuniste 34 vite më parë, por i dhatë goditjen e merituar diktaturës së sotme. Ju garantoj se tjetra do jetë më e shkëlqyer. Për Edi Ramën nuk do ketë më vrimë miu ku do futet. Kryengritja paqësore e shqiptarëve do t’i japë ndëshkimin që meriton”, u shpreh ai.
Protesta marshim nga PD, lëndohen nga molotovët dy efektivët e forcave Shqiponja
Berishës i hidhet spraj në sy, kryetari i demokratëve nuk ndihet mirë
FOTO/ Protesta e opozitës, Taulant Balla: PD hedh molotovë me flamuj të BE-së dhe Gjermanisë
Berisha dhe protestuesit marshojnë në ish-Bllok, incidente të vogla
Protestuesit përdorin molotov para PS, digjen makina policie
KOHA JONË SONDAZH


