FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

20 filma shqiptarë do të transmetohen në kinemanë “Babylon” në Berlin

Në kinemanë “Babylon” në Berlin, prej datës 7 maj kanë nisur të shfaqen 20 filma shqiptarë, nga klasikët e restauruar të Kinostudios “Shqipëria e Re”, deri te krijimet më të fundit të kinemasë moderne shqiptare, dokumentarë dhe filma të shkurtër.

Filmat do të shfaqen në kuadër të Festivalit të Filmit Shqiptar “Fly Like an Eagle”, që sjell në Berlin shpirtin dhe historinë e kinematografisë shqiptare ndër vite.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale, momente nga ky organizim i veçantë, ndërsa përcolli ftesën që deri më 13 maj, në kinemanë “Babylon” në Berlin, të ndiqen seritë e filmave shqiptarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?