2027 viti i Shqipërisë në BE, Von der Leyen nis nga Tirana turin ballkanik
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, pritet të nisë të mërkurën, më 30 shtator, nga Tirana turin e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Von der Leyen do të zhvillojë takime me Presidentin Bajram Begaj dhe më pas me kryeministrin Edi Rama. Presidentja ka deklaruar më herët se synon të paraqesë një afat kohor konkret për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Malit të Zi në Bashkimin Europian.
Komisioni Europian po shqyrton mundësinë e mbështetjes zyrtare për përmbylljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në vitin 2027.
Pas Tiranës, turi rajonal do të vijojë të enjten në Prishtinë, ku von der Leyen pritet të takohet me presidenten në detyrë, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin Albin Kurti. Më pas, kreu i Komisionit Europian do të udhëtojë drejt Podgoricës dhe Shkupit.
Vizitat në Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë janë shtyrë për një datë të mëvonshme, në një periudhë kur të dyja vendet përballen me zhvillime të lidhura me proceset zgjedhore.
Në rastin e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës, mediat kanë raportuar gjithashtu për zhvillime dhe qëndrime të debatueshme lidhur me figurën e Ratko Mladić, ish-komandantit serb të Bosnjës, i dënuar për krime lufte dhe gjenocid nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.

