23 ditë grevë urie/ Pano Ruçi fiton ”betejën” me shtetin grek, i biri u shua në tragjedinë e trenave

Pas 23 ditëve grevë urie nga Pano Ruçi, Prokurori i Apelit të Larisës ka pranuar kërkesat për zhvarrim dhe analiza laboratorike të viktimave të aksidentit tragjik në Tempi, pas padive të paraqitura nga babai i një prej viktimave, Denis Ruçit.

Pas 23 ditësh grevë urie, Pano Ruçi vendosi ta ndalojë atë pasi janë pranuar të gjitha kërkesat e tij. Ruçi kërkoi që të kryhej zhvarrosja e trupit të djalit të tij, Denis si dhe të bëheshin analiza të specializuara toksikologjike dhe biokimike. Ai gjithashtu kërkoi që procesi i këtyre testeve të jetë plotësisht transparent.

Ruci i emocionuar, falënderoi të gjithë ata që e mbështetën gjatë 23 ditëve të grevës. ”Njerëzit që ishin pranë meje këto ditë, mbështetja dhe dashuria që më dhanë, dhe lufta jonë do të vazhdojë. Faleminderit të gjithëve, është një betejë e përbashkët dhe vazhdojmë deri në fund”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?