Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:31 Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka kërkuar bashkëpunimin e opozitës për Reformën Zgjedhore. Por megjithatë, Balla tha se nuk do të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

24 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin

Lajme E premte, 21 Gusht 2026 18:38
24 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

24 vatra zjarri janë regjistruar në të gjithë vendin deri në orën 17:00, ndërsa 8 prej tyre vijojnë të jenë aktive. Situata paraqitet më e rënduar në Gojan të Pukës, ku flakët janë afruar pranë banesave dhe deri tani janë djegur 4 banesa të pabanuara.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në përballimin e situatës janë angazhuar të paktën 639 forca, mes strukturave vendore e rajonale dhe Forcave të Armatosura. Operacionet mbështeten nga 5 automjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në Gojan–Gjegjan–Tërbun të Pukës, situata vijon të jetë kritike në disa zona. Në terren janë angazhuar 255 forca dhe 11 mjete zjarrfikëse, ndërsa ndërhyrja po mbështetet edhe nga dy helikopterë të Forcave të Armatosura.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Situata është përmirësuar në sipërfaqet pyjore të Gojanit, në lagjen Meshursh, Gojan i Vogël dhe Gjegjan. Megjithatë, zjarri mbetet aktiv në drejtim të Gojanit të Vogël dhe zonës së Prozhemit.

Mund t'ju interesojë

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Para 3 minutash
Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Para 11 minutash
Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!

Para 44 minutash

Më e rënduar paraqitet situata në lagjen Pepaj, në Gojan të Madh, ku vatra e zjarrit është afruar pranë banesave. Deri tani raportohet për 4 banesa të pabanuara të djegura, ndërsa një banesë e banuar që ndodhej në rrezik është shpëtuar nga ndërhyrja e forcave në terren.

Për mbrojtjen e banesave janë dislokuar 5 mjete zjarrfikëse dhe 30 efektivë ushtarakë, ndërsa vijon ndërhyrja nga ajri me një helikopter.

Zjarre edhe në Mirditë, Vlorë dhe Tiranë

Në Shtanë të Mirditës, zjarri ka rrezikuar banesat dhe për këtë arsye Policia e Shtetit ka kryer evakuimin e banorëve të rrezikuar. Në zonë është vendosur edhe një ambulancë, ndërsa operacioni mbështetet nga dy helikopterë dhe dy mjete zjarrfikëse të Forcave të Armatosura.

Në Dukat të Vlorës, zjarri ka marrë shtrirje të konsiderueshme në drejtim të malit, por aktualisht nuk raportohet rrezik për banesat. Ndërhyrja po kryhet nga toka dhe nga ajri, me dy avionë Air Tractor.

Ndërkohë, në Dajt të Tiranës vijon puna për izolimin e vatrave të mbetura. Një pjesë e tyre është izoluar plotësisht dhe aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Mal Milot të Kurbinit, zjarri është shuar dhe zona vijon të mbahet nën mbikëqyrje.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e situatës në të gjithë territorin, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e Mbrojtjes Civile, ndërsa forcat në terren mbeten në gatishmëri për ndërhyrje, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

Etiketat e lidhura

zjarre
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 3 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë
Para 4 minutash

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…
Para 11 minutash

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Spanja kërkon ndalimin e TikTok për shkak të përmbajtjes abuzive
Para 12 minutash

Spanja kërkon ndalimin e TikTok për shkak të përmbajtjes abuzive

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.