Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:35 Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi Një konflikt fizik mes tre të rinjve është regjistruar paraditen e sotme në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë, për shkak të një vendi parkimi.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

245 vite nga themelimi i Teqesë së Frashërit, presidenti Begaj: Drita e besimit dhe kujtesa e një populli nuk mund të shlyhen

Lajme E martë, 8 Shtator 2026 14:59
245 vite nga themelimi i Teqesë së Frashërit, presidenti Begaj: Drita e besimit dhe kujtesa e një populli nuk mund të shlyhen
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë sot në 245-vjetorin e themelimit të Teqesë së Frashërit. Para besimtarëve bektashinj, të cilët 5 shtatorin e kanë ditë pelegrinazhi, Presidenti Begaj nderoi vëllezërit Frashëri dhe kujtoi vlerat historike të kësaj teqeje për përhapjen e dijes, për ruajtjen e identitetit shqiptar dhe çështjen kombëtare.

“Që nga viti 1781, kur “hodhi çatinë “kjo teqe, ajo nuk shërbeu vetëm si vend lutjeje. Ajo u bë shtëpi e hapur për udhëtarin, vatër dijeje e kuvendimi dhe, mbi të gjitha, vatër e ndërgjegjes shqiptare”, – deklaroi Presidenti i Republikës në fjalën përshëndetëse. Kreu i Shtetit kujtoi rolin e klerikëve bektashnj në momentet vendimtare për shqiptarët, nga Rilindja, deri në ndërtimin e  shtetit. Duke u ndalur në filozofinë dhe frymën e besimit, Presidenti i Republikës theksoi kontributin e bektashinjve në bashkejetesën fetare.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Në ditët tona ne flasim shumë për harmoninë fetare, vërtet një vlerë e jashtëzakonshme, dhe shpesh rrezikojmë ta kthejmë atë në një formulë protokollare, por harmonia fetare shqiptare nuk lindi në tryeza zyrtare apo si çeshtje protokollare. Ajo u gatua në vende si kjo teqe, nga breza klerikësh e besimtarësh që ditën të ishin të përkushtuar në besimin e tyre dhe, njëkohësisht, të shihnin tek tjetri bashkëkombësin, fqinjin, vëllain e një gjaku e të një gjuhe”,-u shpreh Begaj, duke theksuar se mesazhi i bektashizmit për urtësi, maturi e ndërtimurash mes njerëzve është sot po aq i gjallë dhe i nevojshëm sadikur. “Drita e besimit dhe kujtesa e një populli nuk mund të shlyhen”, – u shpreh ai, duke kujtuar dhe përpjekjet e klerikëve që i mbijetuan diktaturës në Shqipëri dhe rizgjuan besimin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ai theksoi rëndësinë për mbrojtjen dhe përcjelljen e  kujtesës kombëtare dhe identitetit kombëtar. Në fund të fjalës përshëndetëse, Presidenti u shpreh se “Pelegrinazhi në Frashër është një udhëtim në rrënjët e identitetit tonë, atje ku besimi u bë dije, dija u bë vetëdije dhe vetëdija u bë atdhetari. Ndoshta prandaj sa herë që Naimi mendonte për Shqipërinë, mendja e shpirti i ktheheshin te kjo natyrë e te këto male. Dhe prej këtej, ai na la testamentin më të bukur: “Ti Shqipëri, më ep nder, më ep emrin shqipëtar”. Sot, nga Frashëri, kjo thirrje na kujton se nga vijmë dhe përgjegjësinë që kemi për vendin që do t’u lëmë brezave të ardhshëm”. Presidenti e mbylli vizitën e tij në Frashër duke vizituar shtëpinë e vëllezërve Frashër.

Mund t'ju interesojë

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Para 5 minutash
Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Para 13 minutash
Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!

Para 46 minutash

Etiketat e lidhura

Bajram Begaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi
Para 1 minute

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 5 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë
Para 6 minutash

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…
Para 13 minutash

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.