FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

250-vjetori i Pavarësisë së Amerikës, Ilir Meta: Mirënjohje e thellë për miqësinë e vjetër

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përcjellë urimet e tij për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së, teksa ka shpërndarë edhe një foto të vjetër me George W. Bush. ”Roli vendimtar i Shteteve të Bashkuara në mbështetjen e demokracisë, veçanërisht në momentet më kritike të saj, të paqes, sigurisë dhe të stabilitetit në Shqipëri, Kosovë dhe në rajonin tonë”,-shkruan Meta,

Postimi i plotë

Me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në emrin tim dhe të Partisë së Lirisë, ju përcjell urimet më të përzemërta popullit amerikan dhe komunitetit të dashur shqiptaro-amerikan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mirënjohje e thellë për miqësinë e vjetër dhe të qëndrueshme, si dhe për aleancën e pazëvendësueshme dhe partneritetin e fuqishëm strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA, të ndërtuar mbi vlerat frymëzuese të lirisë, demokracisë, shtetit ligjor dhe mbrojtjes së dinjitetit njerëzor, që mbeten udhërrëfyes për forcimin e institucioneve demokratike, garantimin e shtetit të së drejtës dhe konsolidimin e së ardhmes euro-atlantike të Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Roli vendimtar i Shteteve të Bashkuara në mbështetjen e demokracisë, veçanërisht në momentet më kritike të saj, të paqes, sigurisë dhe të stabilitetit në Shqipëri, Kosovë dhe në rajonin tonë do të mbeten përgjithmonë një arsye e veçantë mirënjohjeje dhe vlerësimi pa kufi. Gëzuar 4 Korrikun.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?