26-vjeçarja transformohet tërësisht, humbet 92 kg
Një vajzë është transformuar tërësisht pasi ka humbur 92 kg nga pesha e saj. Simone Anderson është shfaqur si një inspirim për të tjerët pasi ajo bëri një ndryshim mjaft të madh tek vetja e saj duke iu nënshtuar një regjimi ushqimor të rreptë.
Sfida tjetër e saj është që të sigurohet që pesha e saj të mos shtohet më.
26-vjeçarja nga Zelanda e Re është shprehur se çelsi i suksesit të saj është planifikimi i gjimnastikës në calendar.
“Unë e shikoj atë si çdo ngjarje tjetër të rëndësishme dhe nuk e zëvëndësoj për asgjë,”- ka thënë ajo për Daily Mail Australia.
Këshillat e saj përfshijnë planifikim dhe përgatitjen për javën e ardhshme.
“Më pëlqen të kaloj disa orë çdo të dielë duke planifikuar se çfarë ushqimesh do të konsumoj gjatë javës, më pas shkoj në ushqimore dhe përgatis të gjitha ushqimet në listë.”







KOHA JONË SONDAZH

