28 Nëntori në Presidencë, Vjosa Osmani: Atmosfera mbante peshën e historisë dhe fuqinë e bashkimit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë foto nga pritja në Presidencë nga Bajram Begaj për 28 Nëntorin. ”Presidenti Begaj na mblodhi sonte nën flamurin kuq e zi, për pavarësinë e Shqipërisë. Atmosfera mbante peshën e historisë dhe fuqinë e bashkimit. 28 Nëntori na kujton se çdo gur i kësaj toke është lagur me gjakun e heronjve tanë, ndaj çdo hap që hedhim sot është amaneti i tyre për më shumë integrim, afrim dhe ndërveprim. Gëzuar 28 Nëntorin, shqiptarë kudo që jeni”,-shkruan Osmani.
KOHA JONË SONDAZH

