29 Nëntori – Meta e Rama nderojnë të rënët, homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve
Politika shqiptare e feston sërish e ndarë Ditën e Çlirimit të vendit, edhe pse 29 Nëntori është data zyrtare e kujtimit të kësaj dite.
Të majtët respektojnë 28 Nëntorin si Ditën e Pavarësisë dhe 29 Nëntorin si Ditën e Çlirimit, ndërkohë që të djathtët i përkujtojnë të dy festat më 28 Nëntor.
Në 73-vjetorin e Çlirimit, Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe përfaqësues të tjerë të maxhorancës e krerë të institucioneve kryen homazhe dhe vendosën kurora me lule tek Varrezat e Dëshmorëve, në respekt dhe mirënjohje të veprës të dëshmorëve.
Më pas ata kanë takuar veteranë do të nderojnë sot dëshmorët e rënë për liri, duke bërë homazhe pranë Varrezave të Dëshmorëve.
PartiaDemokratike nderoi dje kujtimin e rënëve duke vendosur kurora me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.
Debati për Festën e Çlirimit mbetet ende i ndezur në politikën shqiptare, ku e djathta ndjek të njëjtin model si gjatë mandatit të saj të parë qeverisës, kur ndryshoi datën e Çlirimit, nga 29 Nëntori më 28 Nëntor, pasi sipas saj, kjo e fundit ishte zgjedhur nga regjimi komunist duke falsifikuar historinë.
Por, 29 Nëntori e fitoi sërish statusin e Ditës së Çlirimit kur e majta erdhi në pushtet, në verën e vitit 1997, kur me një ligj të posaçëm u kthye në festë zyrtare.