3 bashki pa kryetarë, Celibashi për zgjedhjet e parakohshme: Ende nuk ka hapa konkretë

3 bashki në vend janë pa kryetarë, përshkak se janë zgjedhur deputetë. Për këtë situatë, kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilrjan Celibashi tha se ende nuk ka hapa konkretë.

“Me presidentin jo e jo, sepse presidenti angazhohet në këtë proces e kërkon qeveria. Deri në momentin që ne flasim nuk kemi ndonjë komunikim për këtë çështje”,– tha Celibashi. Në lidhje me votimin nga jashtë, Celibashi e cilësoi si një nga arritjet më të mëdha në zgjedhjet e 11 majit.

“Procesi i votimit nga jashtë ishte një ndër aspektet më pozitive të zgjedhjeve të 11 majit. Jam i ndërgjegjshëm dhe nuk i lexoj e analizoj gjithashtu çfarë flitet dhe thuhet ndryshe, veçanërisht nga opozita, por votimi nga jashtë ishte një sukses i padiskutueshëm për këto zgjedhje dhe për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Jam i bindur që ky proces ishte me integritet të plotë, mendoj që është respektuar fshehtësia e votës, integriteti i votës së votuesve nga jashtë”,– tha Celibashi.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?