FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

32 ditë protestë, qytetarët sjellin ”bustin” e Ramës para Kryeministrisë: Do të rrëzohet

Sot bëhen 32 ditë protestë nga qytetarët kundër qeverisë, dhe protestuesit këtë herë kanë sjellë një “bust” simbolik me pankartë të kryeministrit Edi Rama, duke e krahasuar me ish-diktatorin Enver Hoxha. “Do të përgatitemi për të rrëzuar, o dorëzohu o rrëzohu”, tha protestuesi.

Kurse biznesmeni Erlind Xhindi në podiumin para Kryeministrisë deklaroi se kjo protestë e shkundi qeverinë nga themelet dhe tashmë Rama po intimidon protestuesit. Ai tha se Rama nxjerr armiq, por armiku i përbashkët i të gjithëve është vetë kryeministri.

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Mit’hat Havari e cilësoi si të pajustifikueshme dhunën e ushtruar, sipas tij, nga policia gjatë protestës së djeshme para Kuvendit. ”Momentalisht situata është e tillë sa një rezervuar me ujë: nëse derdhet një pikë, nuk ka më gjë që e ndal. I di vështirësitë e policisë. Është institucioni më i diskriminuar dhe më i keqpërdorur, i trajtuar si skllevër”,-tha Havari.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?