35 vite ”Koha Jonë”, Rama: Sonte rrëfejmë sesi fjala rrezikohej. Ishte legjenda që sfidoi frikën dhe censurën
Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në Facebook një mesazh për 35-vjetorin e themelimit të gazetës “Koha Jonë” dhe 29 vite pas djegies së saj, duke e cilësuar atë si një “legjendë shpëtimtare për Shqipërinë e kohës”.
Teksa fton audiencën që të ndjekë sonte në orën 20:00 intervistën me Nikoll Lesin për ”Koha Jonë-Debat” në kanalin Youtube, Rama shkruan se do të jetë në një bisedë për të rikujtuar një periudhë kur, sipas tij, “liria e fjalës kërcënohej me erën e vdekjes nga një regjim injorantësh pa din e as iman”.
“35 vjet nga zanafilla e legjendës ‘Koha Jonë’ dhe 29 vjet nga djegia e saj, Nikollë Lesi donte të fliste me mua, kështu që sonte do jemi edhe në këtë faqe, po të keni kuriozitet për një kohë kur liria e fjalës kërcënohej me erën e vdekjes nga një regjim injorantësh pa din e as iman”, shprehet Rama.
KOHA JONË SONDAZH

