35 vite PD, Genc Pollo thirrje demokratëve: Shpresa e vetme për ndryshim është opozita!

Partia Demokratike ka festuar 35-vjetorin e themelimit me një aktivitet ku morën pjesë figura të njohura dhe anëtarë të saj. Ish-deputeti Genc Pollo theksoi se beteja për liri vazhdon edhe sot, 35 vite pas rënies së komunizmit. Për të demokratët gjenden përballë një ushtrie të disiplinuar, duke iu referuar kundërshtarëve politikë. Sipas tij, Partia Demokratike është e mbushur me qendrestarë dhe idealistë dhe ka si mision t’u kthejë lirinë shqiptarëve, duke qenë gati të paguajë çdo çmim për këtë qëllim.

Pjesë nga fjala

Unë insistoj për ata që mblidhen çdo të hënë bashkë me mua apo dhe të tjerët që pavarësisht nga Partia Demokratike me 10 veta apo me 15 veta, janë pjesa më e ndërgjegjshme e këtij vendi. Të ndjekur nga ata që duan të njëjtën gjë, por e shikojnë tubimin nga televizionet apo nga celularët e tyre. Dhe prandaj, zonja e zotërinj, është rast për t’i thënë që në qoftë se ka një shpresë në këtë vend, në një situatë jo të lehtë, të brendshme dhe të jashtme, kjo shpresë nuk mund të jetë në shumë vende.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo shpresë është e opozita. Kjo shpresë është e Partia Demokratike. Dhe kjo shpresë është e ajo masë qytetarësh që e duan ndryshimin por që duan të bëhen më të ngrohtë, më shpresëtarë, më të bindur që ky ndryshim është i mundur. Dhe ne të gjithë besojmë dhe të gjithë duam që kjo të ndodhi dhe për këtë duhen përpjekje, por në radhë të parë nga Partia Demokratike. Dhe përpjekja si rregull shoqërohet me sakrifica.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa më lart të jesh në hierarki, proporcionalisht më e lartë është dhe sakrifica. Prandaj, është rasti ta themi që jo vetëm besimi nuk duhet humbur, por dhe përpjekja duhet shtuar, sepse ndryshimi mund të vonojë, mund të mos vonojë, por sado vonojë, varet nga vullneti ynë dhe nga përpjekja jonë. Ju faleminderit dhe me suksese dhe fitore të ardhme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?