FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

4 mln euro për koncertin e Kanye West, Berisha: Krim shtetror

Kreu i PD, Sali Berisha, tha se Kryeministri Rama ndau fondin e emergjencave me këngëtarin amerikan, vetëm për lobingje të tij. Berisha e quajti antikushtetues aktin normativ, përmes së cilit qeveria alokoi 4 mln euro për mbarëvajtjen e koncertit të reperit amerikan Kanye West.

Në mënyrë të papritur, antikushtetuese, absolutisht antikushtetuese, Edi Rama merr para nga fondi rezervë i qeverisë, krijimi i të cilit bazohet në nene të qarta të Kushtetutës së Shqipërisë. Ky fond, që i është besuar për t’u përdorur në raste emergjencash, urgjencash dhe situatash tepër të veçanta, Edi Rama e ndan me Kanye West, një këngëtar të mirënjohur, vetëm e vetëm për lobimin e tij. Ky është një krim antikushtetues.

Në asnjë rrethanë dhe në asnjë rast, një koncerti privat nuk mund t’i jepeshin paratë e emergjencave të një vendi apo paratë e fondit rezervë të Këshillit të Ministrave. Këtë e bën vetëm ai që nuk pyet për Kushtetutën. Vetëm ai që nuk ka asnjë interes për shtetin ligjor apo për interesin kombëtar. Ka vetëm interesa personale, së bashku me një grusht ministrash servilë e të inkriminuar, të cilët nuk duhej të pranonin kurrë të bëheshin bashkautorë në këtë krim”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?