4 vende të Ballkanit nënshkruajnë deklaratë pro gazsjellësit IAP

 

Ministrat e Punëve të Jashtme dhe ata të Energjisë së Republikës së Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kroacisë firmosën sot në Budva një deklaratë të përbashkët në mbështetje të gazsjellësit Jonian-Adriatik (IAP).

Deklarata mbështet fuqimisht zbatimin sa më të shpejtë të planeve për ndërtimin e gazsjellësit Jonian-Adriatik (IAP).

Përfaqësuesit e katër shteteve, bien dakord për ngritjen e një Njësie Operacionale Permanente e cila do të koordinojë vepriemt e ardhshme. Kjo njësi caktohet që të prodhojë një draft-plan me veprimet e përbashkëta me synim implementimin e këtij projekti.

Gjatë tryezës së zhvilluar, ministrat e katër vendeve nënvizuan se mbështesin fuqimisht politikat energjitike të Bashkimit Evropian për diversifikimin e burimeve, drejtimet dhe furnizuesit me gaz të Evropës.

Ata nënvizuan se tashmë kanë mbështetur plotësisht, sëbashku me partnerë të tjerë, ndërtimin e gazsjellësit TAP i cili sjell gazin nga Azerbaxhani drejt Evropës jugore dhe përreth.

Ministrat, marrin në konsideratë faktin se edhe projekti IAP është gjithashtu pjesë e Korridorit Jugor të Gazit. Ata shprehen për rëndësinë e burimeve të qëndrueshme e të diversifikuara të gazit për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës jugore e qendrorë.

Në deklaratë nënvizohet se projekti IAP mund të kualifikohet si një prioritet në listën e prioriteteve të Bashkimit Evropian, ndërsa tashmë ai është një projekt prioritar për Komunitetin e Energjisë.

Shqipëria në këtë takim u përfaqësua nga Ministri i Punëve të Jashtme Z.Ditmir Bushati dhe  Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri. Republika e Kroacisë përfaqësohej nga zv.Kryeministrja e parë dhe njëkohësisht Ministre e Puneve të Jashtme Zonja Vesna Pusic dhe Ministri i Ekonomisë Z. Ivan Vrdoljak.  Bosnje Hercegovina përfaqësohej nga Ministri i Punëve të Jashtme Z.Igor Crnadak dhe zv.ministri i Ekonomisë ndërsa Mali i Zi kishte si pjesëtar të diskutimeve zv.Kryeministrin dhe njëkohësisht Ministrin e Jashtëm Igor Luksic dhe Ministrin e Ekonomisë Vladimir Kavaric.

Palët u dakordësuan që takimi i ardhshëm mes ministrave të Puneve të Jashtme dhe të Energjisë të mbahet në kryeqytetin shqiptar.

SHKARKO APP