5 kandidatë në garë për Prokuror të Përgjithshëm, mbyllet afati i aplikimeve
Është mbyllur zyrtarisht afati për dorëzimin e aplikimeve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, me pesë emra që kanë hyrë në garë për drejtimin e institucionit më të lartë të akuzës në vend.
Sipas listës së kandidatëve të regjistruar në përfundim të procedurës, për këtë funksion kanë paraqitur kandidaturën Adnan Xholi, Arta Marku, Fatjona Memçaj, Rovena Zoto dhe Ylli Pjeternikaj. Pas përfundimit të fazës së aplikimeve, procesi do të vijojë me verifikimin e dokumentacionit dhe vlerësimin e kandidatëve, bazuar në kriteret ligjore dhe profesionale të përcaktuara për këtë detyrë.
Prokurori i Përgjithshëm ka një rol kyç në drejtimin dhe koordinimin e veprimtarisë së prokurorive në të gjithë vendin. Pas përfundimit të procedurave të vlerësimit, pritet të zhvillohen edhe etapat e tjera të procesit të përzgjedhjes deri në përcaktimin e drejtuesit të ri të institucionit.
KOHA JONË SONDAZH

