5 pika! “Zonja kancelare, qëndroni e hekurt”
Greqia ka thënë JO dhe Europa duhet të mblidhet në një tjetër samit krize.
Nga ora 18:00, kancelarja Angela Merkel do të takohet në Bruksel me krerët e 18 qeverive të Eurozonës.
Të hënën ministrat e Financës do të këshillohen për programin e ri të ndihmës për Greqinë.
Tema kryesore e bisedimeve: Si të reagojmë ndaj JO-së së Greqisë, e cila nuk kërkon më udhëzime nga Europa?
BILD i kërkon kancelares Merkel: Zonja kancelare, qëndroni e hekurt. Merreni seriozisht votën e grekëve.
Ky plan me pesë pika duhet të mbizotërojë në Bruksel:
1.Dalje urgjente e greqisë nga Euro (Grexit)!
Ekonomia e rrënuar e Greqisë duhet të dalë sa më shpejt nga Eurozona në mënyrë që të bëhet sërish konkurruese. Në vend duhet të përdoret sërish dhrahmia.
AVANTAZHI: Monedha e re do të zhvlerësohet ndjeshëm ndaj euros. Mallrat grekë si vera, ullinjtë apo djathi do të shiten shumë më lirë jashtë vendit. Prenotimet në hotel do jenë më të lira. Kjo do rrisë ekonominë dhe do sjellë vende të reja pune.
2.Nuk ka paketë të tretë ndihme për Athinën!
Grekët duhet të jenë të qartë, nuk ka ndihmë financiare, nuk ka paketë të tretë pa reforma të mëtejshme.
AVANTAZHI: Vullneti elektoral i grekëve do të përmbushet në këtë mënyrë, duke i dhënë fund paternalizimit nga BE, FMN dhe BQE. Dhe kryeministri grek, Alexis Tsipras mund të tregojë se ka një “rrugë të suksesshme” greke, në vend të diktatit nga jashtë.
3.Shkurtim i borxhit
Kreditorët e huaj e kanë shpëtuar Greqinë me rreth 216 miliardë euro, prej tyre 88 miliardë nga Gjermania. Këto para kanë humbur me kohë- siç ka thënë vazhdimisht BILD. Prandaj është koha që qytetarët të jenë të qartë- duke marrë gjysmën e kredive. Shkurtim i borxhit.
AVANTAZHI: Më pak borxhe do thotë më pak interesa dhe më pak detyrime për buxhetin e shtetit. Greqia mund të shëndoshet financiarisht më në fund.
4.Ndihmë financiare!
Greqia gëzon solidaritetin e Komunitetit Europian. Kjo do thotë që shtetet e BE do e ndihmojnë Greqinë në rast nevojë, kur në rast falimentimi do mbyllen spitalet ose do ketë mungesë furnizimi me energji, ushqim apo ujë të pastër.
AVANTAZHI: Askush në Greqi nuk duhet të ndjehet i braktisur nga Evropa.
5.Ndihmë për investimet!
Si një vend anëtar i BE, Greqia ka nevojë për ndihmë ekonomike dhe sociale si për shembull për ndërtim rrugësh apo shkollash. Deri në vitin 2020, Brukseli ka në dispozicion rreth 35 miliardë euro për këtë.
AVANTAZHI: Vendi nuk do mbetet pas zhvillimit ekonomik të Europës, kështu sigurohen financime për vende të reja pune.
*Marrë nga gazeta gjermane BILD