62 ditë qëndresë, qytetari: Protestat e gushtit do t’i sjellin dhe fundin e Ramës

Një qytetar i pranishëm në protestën që po zhvillohet prej 62 ditësh kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, u shpreh se revolta qytetare ka nxjerrë në pah pakënaqësitë brenda mbështetësve të Partisë Socialiste.

Sipas tij, protesta ka shërbyer si një zë për qytetarët, ndërsa akuzoi qeverinë se nuk ka mbajtur premtimet e dhëna ndaj votuesve të saj.

“Protesta nxori në pah edhe pakënaqësitë e socialistëve. Janë ata që po shkelin besën që u kanë dhënë mbështetësve të tyre. Kjo protestë është një mbështetje e madhe për shqiptarët”, deklaroi qytetari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai komentoi edhe reformën territoriale, duke pretenduar se shpërbërja e bashkive është pjesë e objektivave të qeverisë dhe lidhet me atë që e cilësoi si “paketa e maleve”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë deklaratës së tij, qytetari shprehu gjithashtu mirënjohje për gazetarët e pranishëm në mbulimin e protestës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?