68 ditë protestë, infermierja shqiptare: Qytetarët shkojnë jashtë për t’u kuruar, s’marrin shërbim në vendin e tyre

Sot mbahet dita e 68-të e protestës. Një infermiere shqiptare që prej 30 vitesh jeton dhe punon në Itali, rrëfeu përvojën e saj me pacientët shqiptarë që detyrohen të largohen jashtë vendit për të marrë trajtim mjekësor, duke thënë se shumë prej tyre përballen me vështirësi të mëdha për shkak të mungesës së shërbimeve të nevojshme në Shqipëri.

”Jam infermiere në Itali. I shoh me sytë e mi pacientët që vijnë nga Shqipëria në Itali për t’u kuruar. Ata që nuk kanë mundësi të kurohen këtu, vijnë dhe kurohen andej mes shumë peripecive, nuk dinë as gjuhën. Ata që vijnë andej më dhembin. Pse mos të kurohen në vendin e tyre?!”.

Ajo tregoi se gjatë viteve ka dëgjuar shumë qytetarë shqiptarë që shprehen të pakënaqur me gjendjen e spitaleve në vend, duke i shtyrë të kërkojnë zgjidhje jashtë kufijve. ”Jetoj prej 30 vitesh në Itali. Ata që kanë përjetuar këtu eksperiencën thonë se në spitalet këtu është shumë keq. Ndaj marrin rrugën për jashtë, se kanë frikë se do vdesin në vendin e tyre”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?