”7.5 ton kokainë, 50 tenderë dhe mbi 200 pasuri të sekuestruara nga SPAK”, Bardhi: Ky është modeli që Rama ka ndërtuar
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se e mban pushtetin përmes lidhjeve me krimin. Bardhi i referohet aksionit të fundit të SPAK, ku rezulton se një trafikant droge kishte përfituar plot 69 milionë euro nga paratë e qytetarëve shqiptarë, ndërsa thekson se kjo është arsyeja pse ai refuzon të vijë në parlament dhe të përgjigjet për ndikimin e krimit të organizuar në ndërtim.
Postimi i plotë
🔻7.5 ton kokainë e trafikuar.
🔻 50 tendera publikë nga pushteti i Edi Ramës.
🔻 Mbi 69 milionë euro kontrata.
🔻 232 pasuri (rreth 12 milionë euro) të sekuestruara nga SPAK.
Kjo është një skedë e shkurtër e aktivitetit kriminal dhe ekonomik të vetëm një karteli shqiptar që përdorte shtetin për të pastruar paratë e drogës. Si Jetmir Pepa në Shqipëri ka shumë grupe kriminale që trafikojnë kokainë dhe që pushteti i pajis me leje ndërtimi apo me statusin e investitorit strategjik. Ky rast i fundit i çuar para drejtësisë nuk është i izoluar. Ky është modeli mbi të cilin Edi Rama ka ndërtuar dhe mban pushtetin.
Kjo është arsyeja pse Edi Rama refuzon të vijë në parlament dhe të përgjigjet për ndikimin e krimit të organizuar në ndërtim, për pastrimin e parave përmes lejeve të ndërtimit. Me Edi Ramën në krye të qeverisë, paratë e pista nuk fshihen, ato legalizohen edhe që t’i shërbejnë atij për të qëndruar në pushtet, përmes blerjes, shantazhimit dhe frikësimit të votuesve.
Riciklimi i parave të pista në ndërtim, në projekte dhe kontrata shtetërore është arsyeja pse Edi Rama i fshihet debatit për raportin e fundit të Departamentit të Shtetit për Shqipërinë. Raporti thotë e zeza mbi të bardhë: ndërtimi është një nga kanalet kryesore të pastrimit të parave në Shqipëri. Edi Rama mund të fshihet sot, mund të heshtë sërish nesër, por dita kur do të përgjigjet pse e bëri shtetin njësh me krimin është e pashmangshme.
KOHA JONË SONDAZH

