8 muaj nga zgjedhjet vendore, KQZ letër partive: Votim elektronik në 3 ose 4 bashki të mëdha

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po shqyrton mundësinë e aplikimit të votimit elektronik në 3 ose 4 nga bashkitë më të mëdha të vendit në zgjedhjet e ardhshme vendore, të parashikuara të zhvillohen në maj 2027.

KQZ ka nisur konsultimet me partitë politike për këtë çështje. Në një shkresë të firmosur nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, institucionit u kërkon forcave politike të shprehin qëndrimin e tyre mbi shtrirjen e procesit të votimit elektronik.

Sipas dokumentit, KQZ po analizon aspektet teknike, logjistike dhe administrative që lidhen me zgjerimin e sistemit elektronik të votimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë kuadër, institucioni vlerëson se aplikimi i votimit elektronik në 3 ose 4 bashki të mëdha do të ishte një qasje e arsyeshme dhe proporcionale, duke marrë në konsideratë kapacitetet dhe nevojat e procesit zgjedhor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pritet që partitë politike të paraqesin qëndrimet e tyre, përpara se KQZ të vijojë me hapat e mëtejshëm për përcaktimin e shtrirjes së votimit elektronik në zgjedhjet vendore të vitit 2027.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?