8 shtatori hap sezonin e ri politik, debati në Kuvend nga Territorialja tek Zgjedhorja

Politika shqiptare pritet të përjetojë një sezon të nxehtë, me reforma dhe përplasje të reja. Sesioni i ri parlamentar do të nisë të martën, më 8 shtator, një ditë më vonë nga sa parashikon Kushtetuta. Shkak është bërë kalendari i festave zyrtare, pasi e hëna është ditë pushimi.

Në qendër të debatit parlamentar do të jetë reforma territoriale e propozuar nga PS-ja, e cila parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46. Opozita e kundërshton nismën, ndërsa mazhoranca synon miratimin e saj në fillim të tetorit.

Më ndryshe paraqitet reforma zgjedhore, ku PS dhe PD pritet të vijojnë bashkëpunimin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, financimin e partive dhe fushatave, si dhe kufizimin e përdorimit të burimeve shtetërore gjatë zgjedhjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë sezon politik rol do të ketë edhe Presidenti, i cili duhet të shpallë datën e zgjedhjeve vendore të vitit 2027. Ato pritet të zhvillohen në një nga katër të dielat e fundit të prillit ose të parat të majit. Për socialistët, para reformave dhe zgjedhjeve, vëmendja mund të përqendrohet te ndryshimet që kryeministri Edi Rama mund të bëjë në parti dhe në qeveri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?