83 mijë biznese të vogla që do të përfitojnë nga heqja taksës
I ftuar në Tonight Ilva Tare, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj ka folur për ndryshimin e paketës fiskale për bizneset dhe fashën e fitimit të tyre. Ministri ka thënë se heqja nga skema e taksave të bizneseve që fitojnë deri në 5 milionë lekë në muaj, i kushton buxhetit të shtetit rreth 2.2 miliardë lekë. Borxhi publik sipas ministrit do të ulet deri në 31 dhjetor në shifrat 72.2% dhe vitin tjetër do të shkojë në 70.8%.
Borderoja e Shqipërisë numëron rreth 167 mijë vende pune të reja ose të formalizuara nga tetori i vitit 2013 deri në tetorin e viti 2015. Buxheti i vitit 2016 është miratuar nga qeveria dhe ditën e sotme ka shkuar në Kuvend për diskutim.
Përsa i përket konçensioneve, Ministri Ahmetaj tha se për Rrugën e Arbërit, pala shqiptare dhe ajo kineze janë në proces negociatash dhe nëse kostot janë më të larta se ç’buxheti i shteti mund të përballojë, atëherë rruga nbuk do të bëhet. Sa për rrugën e Kombit, që të plotësojë të gjitha standardet ndërkombëtare, duhet investuar minimalisht edhe 160 milionë dollarë.
Aeroporti i Rinasit nuk do të jetë më i vetmi në Shqipër pas heqjes së ekskluzivitetit ndaj kompanisë konçensionare. Këtë e ka pranuar Ministri Ahmetaj duke thënë se në këmbim, kompanisë do t’i ofrohet një zgjatje e konçensionit për këtë aeroport. Ministri ka folur edhe për zonën e Spitallës teksa ka theksuar faktin se kompanisë së interesuar i është mbajtu një garanci për të vërtetuar seriozitetin e saj prej 150 milionë lekë të vjetra.
Në buxhetin e ri ka një taksë që do të rritet dhe ajo është taksa e makinës së luksit që do të paguhet 500 euro më shumë në vit.
Intervista:
Kryëministri ka 3 muaj që e diskuton këtë gjë me ne. Po të na ecë mirë reforma atëherë do paguajë për mirë mbrapsht dhe ja, sot, në 70 ditë, i jep mundësinë një qeverie që të zerojë taksat për biznesin e vogël dhe të lehtësojë gjithashtu gjithë anën proceduriale të jetës së tyre të përditshme që dotë thotë që kjo qeveri jo vetëm që ka nisur një operacion shumë të maturuar dhe të menduar mirë, por ka parashikuar dhe ndryshime në sistem nëse operacioni do ecte mirë dhe operacioni ecën mirë sepse ka bashkëpunuar biznesi sepse nuk ishte një operacion represiv dhe e dyta është që kjo është një qeveri që merret seriozisht sepse nuk tallet me punët e shtetit. Operacioni ka arritur në atë pikë ku ne nga 1 janari, do kemi mundësi të tërheqim nga terreni inspektorët tatimorë nga terreni sepse do ta monitorojmë nga zyra.
Sa janë bizneset e vogla që përfitojnë nga kjo taksë 0 që u shpall sot?
83 300 biznese. Kostoja që do paguajë buxheti i shtetit është 2.2 miliardë lekë.
Borxhi publik
70.8% është borxhi publik për vitin 2016 dhe për vitin 2015 borxhi publik do rezultojë 72.2% deri në 31 dhjetor. Një kategori interesante që tregon shumë për një qeveri është ai që quhet defiçiti primar. Një qeveri me operacionet e veta korrente ose krijon borxh, ose ndihmon të ulet borxhi, pra tregon efektivitetin e një qeverie. Në 6 vitet e fundit qeveritë kanë krijuar vetëm borxh dhe po them edhe për 2015, nëse nuk do kishim paguar të gjithë borxhet e vjetra të trashëguara që ishin rreth 2.4% e GDP, 2015 do ishte zyrtarisht viti i parë që ne dilnim me sufiçit në defiçitin primar.
Vende të reja pune të regjistruara në bordero janë 167 mijë dhe kjo shifër është neto, e shtuar në bordero, shqiptarë që firmosin. Ka lëvizje në deklarim, heqje nga deklarimi. Në gjithë këtë histori, 167 mijë vendet rezultojnë diferenca nga tetor 2013 në tetor 2015 neto dhe këto janë vendet e punës pa përfshirë bujqësinë.
Buxheti.
E keni miratuar buxhetin?
Po.
Javën e kaluar?
Po.
Pse s’e keni bërë publike?
Në njohurinë time do këtë shkuar në ditën e sotme në Kuvend
Rruga e Arbërit
Rruga e Arbërit është në negociim. Është miratuar e drejta e qeverisë për të filluar negociatat dhe tani po vazhdohen negociatat.
Ka një afat kur do të përfundojë dhe ka ndonjë problem në negociatë?
Po negociohen kostot e projektit dhe nuk ka përfunduar. Është një negociatë goxha e detajuar dhe goxha e kujdesshme le ta themi.
Nëse nuk bini dakord për kostot e projektit?
Nuk do ta bëjmë, sigurisht sepse ne nuk do bëjmë një rrugë e cila i ka kostot joreale ose i ka kostot të papërballueshme nga ne. Pse çfarë, do bëjmë rrugën e kombit dhe t’ia rrasim gjithë dynjasë nga prapa, gjithë qytetarëve, qeverive që vijnë pas nesh? Nuk është e mbaruar, çdo gjë mund të ndodhë, gjasat që të mbarojë janë shumë të mëdha, unë jam shpresë madh që do shkojnë në drejtimin e duhur edhe negociatat.
Rruga e Kombit.
Rruga e Kombit ka disa segmente serioze dhe ura pa mbaruar që e bëjnë atë shumë larg standardit ndërkombëtar dhe do të duhet minimalisht 150 milionë dollarë që të vijë ajo rrugë në terezi. Ne kemi filluar një proces koncensioni. Ne kemi zgjedhur 3 modele. Një model i cili ishte me 0 investime, një model i cili ishte gati me një investim prej 100 e ca milionë euro dhe një model i cili ka mirëmbajtjen dhe ka edhe investime kapitale goxha më të ulëta sesa 100 milionë euro por që mirëmbajnë disa nga segmentet e pambaruara. Ky është modeli që është në tenderim tani, të shofim rezultatin deri ku do shkojmë, por që po ta them, ka nevojë për 160 milionë dollarë të tjera.
Aeroporti i Rinasit
Unë dhe ministri Haxhinasto po ushëheqim negociatat dhe është pranuar heqja e ekskluzivitetit. Madje ne po kërkojmë tani që të fiksojmë se ku do të jenë aeroportet në veri dhe në jug.
Cilat janë kushtet vënë kompania për heqjen e ekskluzivitetit?
Për atë që kompania humbet, kërkon zgjatjen e konçensionit me…, po them: ai e kërkon 10 vjet, ne i themi: nuk ta japim 10 vjet por 5 vjet, 4 vjet, po debatojmë me shifra por që nuk diskutohet që ekskluziviteti në parim ka rënë, juridikisht do shënohet në kontratën përfundimtare që do bëjmë. I kemi bërë një letër shumë të detajuar bordit të konçensionarit, po presim një përgjigje përfundimtare për të definuar se ku jemi dhe që aty shkojmë në parlament.
Atëherë do të thotë që do ndërtohet aeroporti i Kukësit?
I Kukësit po, i Vlorës nëse do këtë kërkesa po, i Sarandës nëse do të ketë kërkesa patjetër që po.
Po, por këto kërkojnë kohë dhe i bie që t’i mbarojë afati për konçnsionë kompanisë së Rinasit.
Ke të drejtë dhe ne u kemi thënë që nuk do t’ua zgjasim nga dita që po negociojmë por nga dita që fillon të operojë aeroporti i ri. Pra do të llogaritet humbja e fitimit nga ajo ditë.
Spitalla
Ofertat që kanë ardhur në zyrën tuaj janë 1.5 miliardë dollarë investime?
Po.Për ta sqaruar. E para çfarë është zona ekonomike. Zona ekonomike është një 500 hektarësh në Spitallë e cila po ta shikoni është tokë edhe e kontaminuar por kjo nuk ka rëndësi, mbi të cilën qeveria shqiptare e vendos në bazë të ligjit të kaluar në parlament, të krijojë një regjim të ri fiskal dhe thotë: A ka ndonjë zhvillues që të marrë përsipër këtë tokë e cila është pronë e shtetit shqiptar dhe ta kthejë në një zonë ekonomike me paratë e veta? Kur t’ua shpjegoj shqiptarëve, do ua shpjegoj me shifra. E para, nuk është bërë kurrë me tender. Ky nuk ishte tender, ky ishte konkurs ndërkombëtar. Po u thuhet botës që hajdeni investoni tek kjo toka, në një regjim të ri fiskal dhe sillni kompani që të investojnë për fabrika, për uzina. Zumaksi që është bërë konçension dhe zonë e lirë në qeverinë Berisha. 1.5 miliardë dollarë e kishte investimin, s’u bë asgjë. Pse s’u bë asgjë. Faji i qeverisë shqiptare dhe faji i investitorit. U mbajt ndonjë garanci? Pse s’i morrën garanci këtyre investitorëve? Është hera e parë që u mbahet garanci. 150 milionë lekë të vjetra vetëm për tre letra që ka dorëzuar. Për tre letra, i kemi thënë, ti je serioz për këto 3 letra që dorëzon? Lër pak garancinë që këto tre letrat janë serioze, pastaj ne do t’i vlerësojmë. Kemi mbajtur garancinë 150 milionë lekë të vjetra. Nuk është se po japim ndonjë lek nga buxheti i shtetit. Do investojnë këta aty dhe po nuk investuan, i ikën e drejta.
Taksat e reja
Taksat keni thënë që nuk do rriten?
Jo, ka një taksë që do rritet. Taksa e makinës së luksit. Po ke makinë luksi, do paguash
Kë keni quajtur makinë luksi?
Tani po bëhet definicioni, do ketë të bëjë me vlerën e makinës, me fuqinë motorrike, pra cilindrat dhe vitin e prodhimit. Një cilindrat mbi 3.2 ose 3200 sigurisht që nuk është makinë normale, është makinë luksi, makinë që harxhon, makinë e fuqishme, që i jep një kënaqësi atij që e ka por është një kënaqësi jo e domosdoshme, pra hyn tek luksi. Ajo do tatohet me një 500 euro më shumë në vit.