“9 muajshe shtatzënë”: M’u duk sikur linda një alien (FOTO)

Një 24-vjeçare nga Zelanda e Re, e cila mendonte se ishte 9 muajshe shtatzënë, zbuloi një tumor prej 4.9 kilogram që po e vriste ngadalë.

Keahnee Tioke, nga Opotiki ka rrëfyer për një gazetë të famshme dhimbjet e forta që përjetonte gjatë mestruacioneve. “Më dukej sikur dikush më godiste më thikë pas shpine”, deklaroi ajo.

Ndërsa barku i saj u rriste, Keahnee filloi të shqetësohej dhe mendonte se ishte shtatzënë me të dashurin e saj Tamaikoha, 22 vjeç. “Kam bërë teste të shtatzënisë por të gjitha dilnin negative”, theksoi ajo.

Në janar, Keahnee u shtrua me urgjencë në spital. Pas dy orë e gjysmë operacion, ajo u zgjua dhe pa që stomaku i saj ishte plotësisht i sheshtë.

Një mjek i tregoi asaj një foto të kistës që mbante në bark prej 4.9 kilogramësh. “Nuk mund të besoja atë që pashë, një kist gjigant prej 30 cm”,-thotë Keahnee. “U ndjeva sikur linda një alien”. Më tej ajo shtoi se:”Unë jam vetëm e lumtur që jam gjallë”.

R.SH

 

SHKARKO APP