93 ditë protestë, shqiptari vjen nga Suedia: Do të qëndroj deri në fund, të ngrihemi kundër keqqeverisjes
Sonte shënohen 93 ditë protestë dhe thirrjeve kundër qeverisë u është bashkuar edhe një qytetar i ardhur nga Suedia. Protestuesi tha se kishte udhëtuar drejt Shqipërisë posaçërisht për t’iu bashkuar qëndresës dhe theksoi se do të qëndrojë në protestë deri në fund.
“Jam këtu për keqqeverisjen. Kam ardhur nga Suedia dhe do të rri deri në fund, deri kur të ikë kjo qeveri”, u shpreh ai. Gjatë prononcimit, ai u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që t’i bashkohen protestës, ndërsa veçoi edhe fermerët, të cilët, sipas tij, duhet të jenë pjesë e kësaj lëvizjeje.
“Nuk e di pse nuk ankohen këta fermerë. Ky vend është i shqiptarëve, jo për t’u shitur”, deklaroi protestuesi. Tubimet në Tiranë vijojnë prej disa javësh, me protestuesit që kërkojnë ndryshime politike dhe dorëheqjen e qeverisë.
KOHA JONË SONDAZH

