94 ditë protestë, pensionisti: Ata hanë mish fazani, ne nuk hamë dot as bukë thatë

Sonte shënohen 94 ditë protestë. Pjesëmarrësit thonë se revolta e tyre nuk do të ndalet. Ata kërkojnë ndryshime dhe shprehen të vendosur për të vijuar qëndrimin në shesh deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Një prej qytetarëve që iu bashkua protestës deklaroi se qeveria, sipas tij, ka vepruar në dëm të shqiptarëve. Ai u shpreh veçanërisht i shqetësuar për situatën ekonomike të pensionistëve dhe pamundësinë e tyre për të përballuar shpenzimet për ilaçe.

“Jam shumë i lodhur. Kjo është një qeveri që po e shqyen këtë popull deri në palcë. Jam një i përndjekur politik. Atje në Kryeministri duhet të rrethojnë qytetarët. Pensionistëve nuk u dalin paratë për ilaçe. Do të qëndrojmë në shesh derisa ta rrëzojmë këtë qeveri”, deklaroi protestuesi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?