96 ditë protestë, protestuesit: Shqipëria kërkon revolucion. Bashkohuni studentë, kombi na thërret

Protesta qytetare ka hyrë në ditën e 96-të. Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur marshimin në drejtim të Kryeministrisë.

Në tubimin e zhvilluar një ditë më parë, protestës iu bashkuan edhe studentë, të cilët mbanin pankarta me mesazhet “Bashkohuni studentë, kombi na thërret” dhe “Studentët janë këtu”. Prania e tyre u prit me thirrjet “Pa rini nuk ka Shqipëri”.

Fokusi i protestuesve është zhvendosur te data 7 shtator, kur aksioni pritet të shënojë ditën e 100-të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë protestës së së mërkurës, organizatorët paralajmëruan një mobilizim më të gjerë për këtë datë. Sipas tyre, synimi është që protestuesit të rrethojnë të gjithë godinën e Kryeministrisë, duke e kthyer ditën e 100-të të protestës në një prej tubimeve më të mëdha të këtij aksioni.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?