Ministri Demo: Do të shkrihet zinxhiri drejtues i Policisë në Sarandë
Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka bërë me dije se do të shkrihet zinxhiri drejtues i Policisë në komisariatin e Sarandës.
Kjo deklaratë vjen pas ngjarjes së djeshme në Sarandë, ku mbeti i vrarë Artan Myrta.
Demo, në takimin e parë me drejtorët e policive të qarqeve në vend, një ditë pas atentatit të rëndë në Sarandë, ka kërkuar ngritjen e një task force në qytet, për hetimin e ngjarjeve të fundit kriminale në qytet.
Por ende nuk dihet nëse kryepolici Skënder Hita do të ndërmarrë në vijim një vendim për largimin nga detyra të shefit të komisariatit dhe shefave poshtë tij, vetëm për ngjarjen e vrasjes së Artan Myrtajt, në një kohë që gjatë muajve të verës në këtë qytet janë kryer disa operacione të suksesshme për rritjen e sigurisë dhe uljen e nivelit të krimit të organizuar.

